Basic Guide

Ky manual i Përmbledhur përmban gjithë të dhënat bazë të produktit tuaj të ri si dhe është mjaft i
thjeshtë për t'u përdorur. Electrolux dëshiron të ulë konsumin e letrës së përdorur për manualet e
përdorimit me 30%, çka do të ndihmojë në kursimin (ruajtjen) e 12,000 pemëve çdo vit. Manuali i
Përmbledhur i përdorimit është vetëm një ndër hapat e shumtë që Electorlux ka ndërmarrë për
mjedisin. Ky mund të jetë një hap i vogël, por edhe duke bërë pak mund të bësh shumë.
Manualin e plotë të përdorimit mund ta gjeni në www.electrolux.com
TË DHËNA PËR SIGURINË
Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim
të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni
për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë
manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat
dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime
dhe aksidente të panevojshme, është e
rëndësishme që të gjithë personat që do të
përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e
përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto
udhëzime dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten
pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë,
në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për
përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat
paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi
prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të
shkaktuara nga pakujdesia.
Siguria e fëmijëve dhe personave me
probleme
Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim
nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të
kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose
me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa
kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë
udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri
përgjegjës për sigurinë e tyre.
Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar
që nuk luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga
priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë
pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të
parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë ndonjë
goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda.
Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike
të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje
të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi
derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta
shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni
pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që
pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët.
Siguria e përgjithshme
Kujdes Mos bllokoni zgavrat e ventilimit.
Kjo pajisje është projektuar vetëm për
përdorim shtëpiak.
Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet
dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në këtë
broshurë udhëzuese.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete
artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e akullit.
Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë
akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për sa
kohë nuk janë përshtatur për këtë nga
prodhuesi.
Mos dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse
(antipiretikut).
Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në
qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror
me një nivel të lartë pajtueshmërie me
ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm.
Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes,
sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohtës
të mos dëmtohet.
Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet
pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet
apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në
çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i
shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të
shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike.
Paralajmërim Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet
të zëvendësohet nga një agjent i certifikuar
shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i
shërbimit.
1. Kablli i ushqimit nuk duhet të zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo
dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një
prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të
mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablli.
5. Nëse priza e fuqisë është liruar, mos futni
në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje
elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet të përdorni pajisjen pa kapakun
e llambës
1)
së ndriçimit të brendshëm.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e
lëvizni atë.
1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën
2 electrolux