User manual

6.2 Fortësia e ujit dhe
përçueshmëria
Fortësia e ujit është e ndryshme në vende
të ndryshme. Fortësia e ujit ndikon në
përçueshmërinë e ujit dhe sensorin e
përçueshmërisë së pajisjes. Nëse e dini
vlerën e përçueshmërisë së ujit mund të
përshtatni sensorin për të pasur rezultate
më të mira tharjeje.
Rregullimi i sensorit
përçueshmërisë
1.
Përdorni përzgjedhësin e programit
për të vendosur një program.
2. Shtypni dhe mbani shtypur fushat me
prekje (A) dhe (B) në të njëjtën kohë
derisa një nga këta tregues të ndizet:
(e ulët <300 μS/cm)
(mesatare 300-600 μS/cm)
(e lartë >600 μS/cm)
3.
Shtypni fushën me prekje (E)
vazhdimisht derisa të ndizet treguesi i
nivelit të duhur.
4. Për të çaktivizuar ose aktivizuar sinjalet
akustike, shtypni dhe mbani shtypur
fushat me prekje (A) dhe (B) në të
njëjtën kohë për rreth 2 sekonda.
7. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Përpara se ta përdorni pajisjen për
herë të parë, kryeni një nga këto
veprime:
Pastroni me një leckë të njomë
kazanin e tharëses me rrotullim.
Nisni një program të shkurtër
(p.sh. 30 minuta) me rroba të
njoma.
Në fillim të ciklit të tharjes (3-5
min.) niveli i zhurmës mund të jetë
paksa më i lartë. Kjo ndodh për
shkak të ndezjes së kompresorit,
gjë e cila është normale për
pajisjet që punojnë me
kompresor, si p.sh.: frigoriferët,
ngrirësit.
7.1 Nisja e një programi pa
shtyrje programi
1.
Përgatitni rrobat dhe ngarkoni pajisjen.
2.
Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
Ekrani tregon kohëzgjatjen e
programit.
3. Shtypni fushën me prekje Start/Pause
(Nisja/Pauza) , programi fillon.
KUJDES
Sigurohuni që kur të mbyllni
derën, rrobat të mos ngecin mes
derës së pajisjes dhe guarnicionit
prej gome.
7.2 Nisja e programit me
shtyrjen e fillimit të programit
1. Vendosni programin dhe opsionet e
duhura sipas llojit të ngarkesës.
2. Shtypni butonin e shtyrjes së
programit vazhdimisht derisa ekrani të
shfaqë kohën e vonesës që dëshironi
të vendosni.
Ju mund të shtyni fillimin e një
programi nga minimumi 30 minuta
deri maksimumi në 20 orë.
3. Shtypni fushën me prekje Start/Pause
(Nisja/Pauza) , fillon numërimi
mbrapsht. Ekrani tregon numërimin
mbrapsht të shtyrjes së programit.
Kur përfundon numërimi mbrapsht,
fillon programi.
7.3 Ndryshimi i një programi
1.
Rrotullojeni çelësin e programit në
OFF
2.
Vendosni programin.
7.4 Në përfundim të programit
Kur programi ka përfunduar,
Bie një sinjal akustik i ndërprerë.
Pulson treguesi
.
Treguesi
ndizet.
Treguesi Start/Pause (Nisja/Pauza)
është i ndezur.
10
www.electrolux.com