User manual

3.3 Përzgjedhja e nxehtësisë
Simbo‐
let
Funksioni
Pozicioni fikur
1 - 6 Cilësimet e ngrohjes
Përdorni ngrohtësinë e
mbetur për të ulur konsumin
e energjisë. Çaktivizojeni
zonën e gatimit për 5 - 10
minuta përpara se të ketë
përfunduar procesi i gatimit.
Rrotulloni çelësin deri te cilësimi i
dëshiruar i nxehjes.
Për të përfunduar procesin e gatimit,
rrotullojeni çelësin në pozicionin e fikjes.
4. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
4.1 Pamje e përgjithshme e
vatrës së gatimit
A) Kapaku dhe kurora e vatrës
B) Termoçifti
C) Kandela e ndezjes
4.2 Ndezja e vatrës
Ndizni gjithnjë vatrën
përpara se të vendosni enët
mbi të.
PARALAJMËRIM!
Bëni shumë kujdes kur
përdorni zjarr të hapur në
mjedisin e kuzhinës.
Prodhuesi nuk mban asnjë
përgjegjësi në rast se flaka
keqpërdoret.
1. Shtypni çelësin e kontrollit dhe
rrotullojeni në drejtim kundërorar drejt
pozicionit të furnizimit maksimal me
gaz ( ).
2. Mbajeni çelësin e kontrollit të shtypur
për 10 sekonda ose më pak. Kjo
mundëson ngrohjen e termoçiftit. Në
të kundërt, furnizimi me gaz
ndërpritet.
3. Rregullojeni flakën pasi të ndizet
normalisht.
Nëse pas disa përpjekjesh
vatra nuk ndizet, kontrolloni
nëse kurora dhe kapaku i saj
janë vendosur në pozicionin
e duhur.
www.electrolux.com8