User manual

UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për
sigurinë".
KURSIMET E ENERGJISË
Nëse është e mundur, vendosuni enëve
gjithmonë kapak.
Kur lëngu fillon të valojë, uleni flakën për
ta zierë lëngun ngadalë.
Përdorni enë gatimi diametri i të cilave
përket me përmasat e vatrave.
Vatra Diametrat e enëve të
gatimit
E shpejtë 180 - 260 mm
Ndihmëse 80 - 180 mm
PARALAJMËRIM
Mos vendosni të njëjtin tigan mbi
dy vatra.
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që dorezat e tenxhereve
të mos dalin jashtë skajit ballor të
skarës së sipërme por tenxheret të
jenë pozicionuar në qendër mbi
unaza, në mënyrë që të arrihet
stabiliteti maksimal dhe një konsum
sa më i ulët i gazit.
Mos vendosni mbi unaza tenxhere që nuk
qëndrojnë mirë ose të deformuara për të
parandaluar derdhjen dhe lëndimet.
Informacion mbi akrilamidet
E rëndësishme Sipas zbulimeve të fundit
shkencore, nëse e thekni ushqimin
(veçanërisht ato me përmbajtje niseshteje),
akrilamidet mund të përbëjnë një rrezik për
shëndetin.Për këtë arsye, ju këshillojmë të
gatuani në temperaturat më të ulëta dhe të
mos e thekni shumë ushqimin.
8
www.electrolux.com