User manual

KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitullit "Të dhëna për
sigurinë".
PARALAJMËRIM
Çaktivizojeni pajisjen dhe lëreni të
ftohet para se ta pastroni.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti
elektrik, përpara se të kryeni çdo
veprim pastrimi ose mirëmbajtjeje.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e pajisjes.
Për ta pastruar më mirë vatrën, mund t'i
hiqni skarat mbështetëse të tenxhereve.
Për t'i pastruar pjesët e emaluara,
kapakun dhe kurorën, lajini ato me ujë të
ngrohtë dhe sapun dhe thajini me kujdes
përpara se t'i vendosni në vend.
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe pastaj
thajini me një leckë të butë.
Mbajtëset e tenxheres nuk janë
përshtatshme për t’u larë në enëlarëse.
Ato duhet të lahen me dorë.
Kur i lani skarat mbështetëse me dorë,
bëni kujdes kur t'i fshini, për t'u ruajtur
nga ndonjë buzë e mprehtë e mbetur
nga procesi i emalimit. Nëse është e
nevojshme, hiqni njollat e forta duke
përdorur një pastrues në trajtë paste.
Sigurohuni që pas pastrimit t'i vendosni
skarat mbështetëse si duhet.
Në mënyrë që vatrat të funksionojnë
mirë, sigurohuni që krahët e skarës
mbajtëse të jenë në qendër të vatrës.
Tregoni shumë kujdes kur t'i
rivendosni skarat mbështetëse, për
të mos e dëmtuar rrafshin e gatimit.
Pas pastrimit, thajeni pajisjen me një leckë
të butë.
Çeliku inoks mund ta humbasë shkëlqimin
nëse tejnxehet. Në lidhje me këtë, mos
gatuani me enë prej guri, enë prej balte ose
pllaka gatimi prej gize. Mos përdorni letër
alumini për të parandaluar dëmtimin e
syprinës gjatë përdorimit.
Heqja e ndotjeve:
1.
Hiqni menjëherë: materialet
plastike që shkrijnë, letrat plastike
dhe ushqimet që përmbajnë sheqer.
Fikni pajisjen dhe lëreni të ftohet
para se të pastroni: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet metalike. Përdorni një
pastrues të veçantë që mund
përdoret për sipërfaqen e vatrës së
gatimit.
2.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent.
3.
Në fund thajeni pajisjen duke e
fërkuar me një leckë të pastër.
PASTRIMI I KANDELËS
NDEZËSE
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet një
kandele ndezëse prej qeramike me një
elektrodë metalike. Këta elementë mbajini
të pastra për të shmangur vështirësitë
ndezje, si dhe kontrolloni që vrimat e
kurorës së pipëzës të mos jenë të
bllokuara.
MIRËMBAJTJA PERIODIKE
Flisni periodikisht me Qendrën tuaj lokale të
Shërbimit që të kontrollojnë gjendjen e tubit
të gazit dhe rregulluesin e presionit, nëse
është i pranishëm.
SHQIP 9