User manual

nuk nxehet më shumë se temperatura e
dhomës, ose më shumë se 30°C;
nuk është më i gjatë se 1500 mm;
të mos shfaqë përthyerje;
të mos tërhiqet apo përdridhet;
të mos bjerë në kontakt me pjesë të
mprehta ose qoshe;
të jetë lehtësisht i kontrollueshëm për të
kontrolluar gjendjen e tij.
Kontrollet për ruajtjen e tubit fleksibël
bëhen në mënyrë që:
të mos kenë plasaritje, prerje, shenja
djegieje në të dyja fundet si dhe në
gjithë gjatësinë e tij;
materiali përbërës i tij të mos jetë i
forcuar, por të ketë elasticitetin e duhur;
morsetat shtrënguese të mos jenë
ndryshkur;
afati i skadimit të mos ketë kaluar.
Nëse vihen re një ose më shumë anomali
mos u përpiqni ta ndreqni tubin, por
thjesht zëvendësojeni atë.
Kur të ketë përfunduar instalimi,
sigurohuni që guarnicion i çdo
lidhje tubi të jetë si duhet. Përdorni
një solucion me sapun, jo flakë!
7.2 Zëvendësimi i injektorëve
1.
Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve.
2.
Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës.
3.
Hiqni injektorët me një çelës 7 dhe
zëvendësojini me ato që nevojiten për
llojin e gazit që përdorni (shikoni
tabelën në kapitullin "Të dhënat
teknike").
4.
Rimontoni pjesët, duke ndjekur të
njëjtat hapa në rend të kundërt.
5.
Zëvendësoni etiketën e specifikimeve
(që është vendosur pranë tubit të
furnizimit me gaz) me një tjetër të
përshtatshme për llojin e gazit. Mund
ta gjeni këtë etiketë në ambalazhin që
keni marrë bashkë me pajisjen.
Nëse presioni i furnizimit me gaz është i
ndryshueshëm ose i ndryshëm nga
presioni i nevojshëm, duhet të instaloni një
pajisje rregulluese të presionit te tubi i
furnizimit me gaz.
7.3 Rregullimi i nivelit minimal
Për të rregulluar nivelin minimal të vatrave:
1.
Ndizni vatrën.
2.
Rrotulloni çelësin në pozicionin
minimal.
3.
Hiqni dorezën.
4.
Me një kaçavidë të hollë, rregulloni
pozicionin e vidës së shuntimit.
A
A)
Dadoja e rregullimit minimal
Nëse kaloni nga gazi natyral G20 20
mbar (ose gaz natyral G20 13 mbar
1)
)
në gaz të lëngshëm, shtrëngojeni deri
në fund vidën e shuntimit.
Nëse ndryshoni nga gazi i lëngshëm në
gaz natyror G20 20 mbar, zhvidhosni
vidhën e shuntimit rreth 1/4 rrotullim
(1/2 rrotullim për pipëzën me kurorë
treshe).
Nëse ndryshoni nga gazi natyror G20
20 mbar në gaz natyror 13 mbar
1)
zhvidhosni vidhën e shuntimit rreth 1/4
rrotullim (1/2 rrotullim për pipëzën me
kurorë treshe).
Nëse ndryshoni nga gazi i lëngshëm në
gaz natyror G20 13 mbar
1)
,
zhvidhoseni dadon e shuntimit me një
rrotullim rreth 1/2 (1 rrotullim për
pipëzën me kurorë treshe).
Nëse ndryshoni nga gazi natyror G20
13 mbar
1)
në gaz natyror G20 20
mbar, shtrëngoni vidhën e shuntimit
rreth 1/4 rrotullim (1/2 rrotullim për
pipëzën me kurorë treshe).
PARALAJMËRIM
Sigurohuni që flaka të mos fiket
kur e rrotulloni çelësin shpejt nga
pozicioni maksimal në atë
minimal.
1)
vetëm për Rusinë
SHQIP 11