User manual

1.
TË DHËNA PËR SIGURINË
Kjo pajisje është e përshtatshme për
tregjet e mëposhtme: AL
BG MK
RO RS
Përpara instalimit dhe përdorimit të
pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e
ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës
nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë.
Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me
pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe
personave me probleme
PARALAJMËRIM
Rrezik mbytjeje, lëndimi ose
gjymtimi të përhershëm.
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë
të moshës 8 vjeç e sipër dhe persona
me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh
ose mendore ose që nuk kanë
eksperiencë dhe njohuri, nëse këta
mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e pajisjes
nga një person që është përgjegjës për
sigurinë e tyre.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajini të gjitha materialet e
ambalazhimit larg fëmijëve.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake
larg pajisjes gjatë kohës që ajo është në
punë ose kur ftohet. Pjesët e prekshme
janë të nxehta.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për
sigurinë e fëmijëve, ju rekomandojmë
që ta aktivizoni.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të
kryhet nga fëmijët pa mbikëqyrje.
1.2 Instalimi
PARALAJMËRIM
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instaloj këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një
pajisje të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet
dhe njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
Mbyllini sipërfaqet e prera me një
izolues për të mos lejuar që lagështira
të shkaktojë fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes
nga avulli dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve
ose nën dritare. Duke vepruar kështu
do të parandaloni rënien e enëve të
nxehta të gatimit nga pajisja kur hapet
dera ose dritarja.
Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të
sipërm, të jetë e mjaftueshme për
qarkullimin e ajrit.
Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Rekomandojmë që të instalohet
një panel ndarës me material që nuk
digjet poshtë pajisjes për të parandaluar
arritjen e pjesës së poshtme.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM
Rrezik zjarri dhe goditje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer
nga një elektricist i kualifikuar.
Përpara çdo instalimi elektrik sigurohuni
që terminali i kabllit elektrik të pajisjes të
mos ketë tension elektrik.
Sigurohuni që pajisja të instalohet
saktë. Spinat dhe prizat e liruara dhe të
vendosura në mënyrë të pasaktë mund
ta tejnxehin terminalin.
Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja
ndaj goditjeve elektrike.
Mos lini kabllot elektrike të prekin
pajisjen ose enët e nxehta, kur lidhni
pajisjen me prizat pranë.
Mos lini të koklaviten kabllot elektrike.
Përdorni një kapëse në kabllo për të
parandaluar tendosjen e tij.
Përdorni kablla elektrike të
përshtatshme.
SHQIP 3