User manual

6.4 Pastrimi i kandelës së
ndezjes
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet
një kandele ndezëse prej qeramike me
një elektrodë metalike. Këta elementë
mbajini të pastra për të shmangur
vështirësitë në ndezje, si dhe kontrolloni
që vrimat e kurorës së vatrës të mos jenë
të bllokuara.
6.5 Mirëmbajtja periodike
Flisni vazhdimisht me qendrën tuaj lokale
të autorizuar të shërbimit që të
kontrollojnë gjendjen e tubit të gazit dhe
rregulluesin e presionit, nëse është i
pranishëm.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk arrini ta aktivizoni ose
ta vini në punë pianurën.
Pianura nuk është e lidhur
me rrjetin elektrik ose nuk
është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse pianura
është lidhur siç duhet me
rrjetin elektrik.
Është djegur siguresa. Sigurohuni që shkaku i
mosfunksionimit është
siguresa. Nëse siguresa
digjet vazhdimisht,
kontaktoni një elektricist të
kualifikuar.
Kapaku dhe kurora e
gatimit janë vendosur të
paniveluara.
Vendoseni mirë kapakun
dhe kurorën e vatrës.
Flaka fiket menjëherë pas
ndezjes.
Termoçifti nuk është
nxehur sa duhet.
Pasi të keni ndezur flakën,
mbajeni çelësin të shtypur
për 10 ose më pak
sekonda.
Unaza e flakës nuk është e
niveluar.
Kurora e vatrës është e
bllokuar nga mbetjet
ushqimore.
Sigurohuni që injektori të
mos jetë bllokuar si dhe që
kurora e vatrës të jetë e
pastër.
7.2 Nëse nuk mund të gjeni
zgjidhje...
Nëse nuk e gjeni dot vetë një zgjidhje,
kontaktoni shitësin tuaj ose me një
qendër shërbimi të autorizuar. Jepni të
dhënat nga pllaka e specifikimeve.
Sigurohuni që pianurën ta keni përdorur
saktë. Nëse jo, servisi nga tekniku i
shërbimit apo shitësi nuk do të jetë falas,
edhe gjatë periudhës së garancisë.
Udhëzimet lidhur me qendrën e shërbimit
dhe kushtet e garancisë janë në
broshurën e garancisë.
www.electrolux.com12