User manual

Kur lëngu fillon të vlojë, uleni flakën
sa për të zier pak ujin.
5.3 Diametrat e enëve të
gatimit
Përdorni enë gatimi, diametri
i të cilave korrespondon me
përmasat e vatrave.
Vatra Diametri i
enës së gati‐
mit (mm)
Rapid (E shpejtë) 180 - 260
Gjysmë e shpejtë 120 - 180
Ndihmëse 80 - 180
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Informacione të
përgjithshme
Pastroni vatrën pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament
të pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e vatrës.
Përdorni një pastrues të veçantë që
mund të përdoret për sipërfaqen e
vatrës.
Çelik inoks
Për cepat me inoks të vatrës përdorni
pastrues special që përdoret vetëm
për inoks.
Cepi prej inoksi i pllakës mund të
ndryshojë ngjyrë si rezultat i
temperaturës së lartë.
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe
pastaj thajini me një leckë të butë.
6.2 Skarat mbështetëse të
tenxhereve
Skarat e enëve nuk janë
rezistente ndaj larjes në
enëlarëse. Ato duhet të
lahen me dorë.
1. Për ta pastruar më mirë vatrën, hiqni
skarat mbështetëse të tenxhereve.
Tregoni shumë kujdes
kur t'i rivendosni skarat
mbështetëse, për të mos
e dëmtuar rrafshin e
gatimit.
2. Veshja prej smalti ndonjëherë mund
të ketë cepa të fortë, kështu që bëni
kujdes kur të lani me dorë
mbështetëset e tenxhereve dhe kur
t'i thani. Nëse është e nevojshme,
hiqni njollat e forta me një pastrues
në trajtë paste.
3. Pas pastrimit të skarave
mbështetëse të tenxhereve,
sigurohuni që ato të vendosen në
pozicionin e duhur.
4. Në mënyrë që vatrat të funksionojnë
mirë, sigurohuni që krahët e skarës
mbështetëse të puthiten me qendrën
e vatrës.
6.3 Pastrimi i vatrës
Hiqni menjëherë: plastmasë të
shkrirë, celofan dhe ushqime me
sheqer. Nëse nuk e bëni, vatra mund
të dëmtohet nga papastërtia.
Hiqeni kur vatra të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet e ndritshme metalike.
Pastrojeni vatrën me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent. Pas
www.electrolux.com10