User manual

C. Kandela e ndezjes
D. Termoçifti
4.2 Ndezja e vatrës
Ndizni gjithnjë vatrën
përpara se të vendosni enët
mbi të.
PARALAJMËRIM!
Bëni shumë kujdes kur
përdorni zjarr të hapur në
mjedisin e kuzhinës.
Prodhuesi nuk mban asnjë
përgjegjësi në rast se flaka
keqpërdoret.
1. Shtypni çelësin e kontrollit dhe
rrotullojeni në drejtim kundërorar drejt
pozicionit të furnizimit maksimal me
gaz (
).
2. Mbajeni çelësin e kontrollit të shtypur
për 10 sekonda ose më pak. Kjo
mundëson ngrohjen e termoçiftit. Në
të kundërt, furnizimi me gaz
ndërpritet.
3. Rregullojeni flakën pasi të ndizet
normalisht.
Nëse pas disa përpjekjesh
vatra nuk ndizet, kontrolloni
nëse kurora dhe kapaku i saj
janë vendosur në pozicionin
e duhur.
PARALAJMËRIM!
Mos e mbani çelësin e
kontrollit të shtypur për më
shumë se 15 sekonda. Nëse
vatra nuk ndizet pas 15
sekondash, lëshoni çelësin e
kontrollit, rrotullojeni në
pozicionin fikur dhe prisni të
paktën 1 minutë përpara se
të provoni ta rindizni vatrën.
KUJDES!
Në mungesë të energjisë
elektrike mund ta ndizni
vatrën pa ndihmën e
ndezësit elektrik; në këtë
rast afroni një flakë te vatra,
rrotulloni çelësin e kontrollit
në drejtim kundërorar drejt
pozicionit të furnizimit
maksimal me gaz dhe
shtypeni. Mbajeni çelësin e
kontrollit të shtypur për 10
sekonda ose më pak për të
mundësuar ngrohjen e
termoçiftit.
Nëse vatra fiket
aksidentalisht, rrotullojeni
çelësin e kontrollit në
pozicionin fikur dhe provoni
ta rindizni vatrën pas të
paktën 1 minute.
Gjeneratori i shkëndijave
mund të ndizet automatikisht
kur e lidhni me rrjetin
elektrik, pas instalimit ose
pas ndërprerjes së
energjisë. Kjo është
normale.
4.3 Fikja e vatrës
Për të fikur flakën, rrotullojeni çelësin në
pozicionin e fikjes
.
PARALAJMËRIM!
Gjithnjë uleni flakën ose
fikeni atë përpara se të hiqni
enët nga vatra.
5. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
SHQIP 9