User manual

Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e vatrës.
Përdorni një pastrues të veçantë që
mund të përdoret për sipërfaqen e
vatrës.
PARALAJMËRIM!
Mos përdorni thikë, kruajtëse
ose instrumente të ngjashme
për të pastruar sipërfaqen e
xhamit ose vendet midis
buzëve të vatrave dhe
skeletit (nëse ka).
Lani pjesët prej inoksi me ujë dhe
pastaj thajini me një leckë të butë.
7.2 Skarat mbështetëse të
tenxhereve
Skarat e enëve nuk janë
rezistente ndaj larjes në
enëlarëse. Ato duhet të
lahen me dorë.
1. Për ta pastruar më mirë pianurën,
hiqni skarat mbështetëse të
tenxhereve.
Tregoni shumë kujdes
kur t'i rivendosni skarat
mbështetëse, për të mos
e dëmtuar rrafshin e
gatimit.
2. Veshja prej smalti ndonjëherë mund
të ketë cepa të fortë, kështu që bëni
kujdes kur të lani me dorë
mbështetëset e tiganëve dhe kur t'u
thani. Nëse është e nevojshme, hiqni
njollat e forta me një pastrues në
trajtë paste.
3. Pas pastrimit të skarave
mbështetëse të tenxhereve,
sigurohuni që ato të vendosen në
pozicionin e duhur.
4. Në mënyrë që vatra të funksionojë
mirë, sigurohuni që skarat
mbështetëse të tenxhereve të jenë
në qendër të vatrës.
7.3 Heqja e skarave
mbështetëse të tenxheres
Për t'i mbajtur mbështetëset e tenxheres
në pozicionin e duhur, ato duhet të
vendosen mbi kunja metalikë të
vendosur në anët e pianurës. Për një
pastrim më të lehtë, skarat mbështetëse
të tenxhereve mund të hiqen nga
pianura. Ngrini lart skarat e tenxheres
duke i mbajtur ato horizontalisht siç
tregohet në skicë.
Mos i ngrini skarat
mbështetëse të tenxhereve
vetëm nga njëra anë, pasi
kjo mund të ushtrojë forcë
mbi kapëset metalike. Kjo
mund të shkaktojë dëmtime
te kapëset dhe mund të
shkaktojë thyerjen e tyre.
Forma e skarave të tenxheres dhe sasia
e vatrave mund të jetë e ndryshme në
modele të tjera të pajisjes.
www.electrolux.com14