User manual

Për të anuluar mekanizmin e sigurisë
për fëmijët vetëm për një sesion gatimi
Aktivizojeni pajisjen me
. Simboli
ndizet.
Prekni
për 4 sekonda. Vendosni
përzgjedhjen e nxehtësisë për 10
sekonda. Ju mund të përdorni pajisjen.
Kur çaktivizoni pajisjen me
,
mekanizmi i sigurisë për fëmijët punon
sërish.
UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME
ZONAT E GATIMIT ME INDUKSION
Për zonat e gatimit me induksion, fusha e
fortë elektromagnetike e krijon shumë
shpejt nxehtësinë në enën e gatimit.
ENËT E GATIMIT PËR ZONAT E
GATIMIT ME INDUKSION
E rëndësishme Përdorini zonat e gatimit
me induksion me enë gatimi të
përshtatshme.
Materiali i enëve
i përshtatshëm: hekur i derdhur, çelik,
çelik i smaltuar, inoks, me fund me
shumë shtresa (e cilësuar si e
përshtatshme nga prodhuesi).
i papërshtatshëm: alumin, bakër, tunxh,
qelq, qeramikë, porcelan.
Ena është e përshtatshme për një vatër
me induksion, nëse ...
... uji zien shumë shpejt në një zonë të
vendosur në cilësimin më të lartë të
nxehtësisë.
... fundi i enës tërhiqet nga një magnet.
Fundi i enëve të gatimit duhet të jetë
sa më i trashë dhe i rrafshët që të jetë e
mundur.
Përmasat e enës së gatimit: zonat e
gatimit me induksion U përshtaten
automatikisht deri diku përmasave të fundit
të enëve.
ZHURMAT GJATË PUNËS
Nëse arrini të dëgjoni
zhurmë kërcitëse: enët janë të përbëra
nga materiale të ndryshme (strukture
sanduiç).
tingull fishkëllime: po përdorni një ose më
shumë zona gatimi me nivele të larta
fuqie dhe ena është e përbërë nga
materiale të ndryshme (struktura
sanduiç).
gumëzhitje po përdorni nivele të larte
fuqie.
kërcitje po ndodh një proces elektrik.
fërshëllimë, zukatje ventilatori po punon.
Zhurmat janë normale dhe nuk tregojnë
se ka keqfunksionim të pajisjes.
KURSIMI I ENERGJISË
Si të kursejmë energji
Nëse është e mundur, vendosni
gjithmonë kapakët mbi enët e gatimit.
Vini enën e gatimit mbi vatër para se ta
ndizni vatrën.
Fikini zonat e gatimit përpara përfundimit
të kohës së gatimit për të përdorur
nxehtësinë e mbetur.
Zona e gatimit dhe fundi i tenxheres
duhet që të jenë të së njëjtës madhësi.
Efikasiteti i zonës së gatimit
Efikasiteti i zonës së gatimit është i lidhur
me diametrin e enës së gatimit. Enët me
diametër më të vogël se diametri minimal
thithin vetëm një pjesë të energjisë së krijuar
nga zona e gatimit. Për diametrat minimalë
shihni kapitullin "Të dhëna teknike".
SHEMBUJT E PËRDORIMIT PËR
GATIM
Lidhja midis cilësimit të nxehtësisë dhe
konsumit të energjisë së zonës së gatimit
nuk është lineare.
Kur ju rritni cilësimin e nxehtësisë, rritja nuk
është në proporcion me rritjen e konsumit
të energjisë së zonës së gatimit.
Kjo do të thotë se zona e gatimit me cilësim
mesatar nxehtësie përdor më pak se
gjysmën e fuqisë së saj.
electrolux 9