User manual

5. KUJDESI DHE PASTRIMI
Pastrojeni pajisjen pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
qeramikën e xhamit nuk ndikojnë
në funksionimin e pajisjes.
Për të hequr papastërtitë:
1.
Hiqni menjëherë: plastmasë të
shkrirë, celofan dhe ushqime me
sheqer. Nëse jo, pajisja mund të
dëmtohet nga papastërtia. Përdorni
kruajtëse të posaçme për xhamin.
Vendoseni kruajtësen mbi
sipërfaqen e xhamit në një kënd të
ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
Hiqni pasi pajisja të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet e ndritshme metalike.
Përdorni një pastrues të posaçëm
për qeramikën e xhamit ose
inoksin.
2.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent.
3.
Në fund, thajeni pajisjen duke e
fërkuar me një leckë të pastër.
6. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk arrini ta aktivizoni ose
ta vini në punë pajisjen.
Pajisja nuk është e lidhur
me rrjetin elektrik ose nuk
është lidhur saktë.
Kontrolloni nëse pajisja
është e lidhur saktë me
rrjetin elektrik (referojuni
skemës së lidhjes).
Problem me sistemin e
energjisë elektrike në
shtëpi.
Kontrolloni siguresën e
sistemit elektrik të
shtëpisë në kutinë e
siguresave. Nëse
siguresa digjet
vazhdimisht, kontaktoni
një elektricist të
kualifikuar.
Treguesi i nxehtësisë së
mbetur nuk ndizet.
Zona e gatimit nuk është
e nxehtë, sepse ka
punuar vetëm për pak
kohë.
Nëse zona e gatimit ka
punuar mjaft kohë për të
qenë e nxehtë, flisni me
qendrën e shërbimit.
Nëse jeni përpjekur ta zgjidhni si më sipër
dhe nuk e keni riparuar dot, kontaktoni
me shitësin ose shërbimin tuaj të klientit.
Jepni të dhënat e etiketës së
parametrave, kodin me tre shifra për
xhamin qeramik (ndodhet në qoshe
sipërfaqes prej qelqi) dhe mesazhin e
defektit që ndizet.
Sigurohuni që pajisjen ta përdorni siç
duhet. Nëse jo, servisi nga tekniku i
shërbimit të klientit apo shitësi nuk do të
jetë falas, edhe gjatë periudhës së
garancisë. Udhëzimet lidhur me shërbimin
e klientit dhe kushtet e garancisë janë në
broshurën e garancisë.
8
www.electrolux.com