User manual

Mund të ndodhë që sinjali të
bllokohet nga pajisje të tjera
të komanduara nga
distanca. Për ta shmangur
këtë, mos i përdorni
njëkohësisht telekomandën
e pajisjes dhe vatrën.
Aspiratorët e sobës me funksionin
Hob²Hood
Për të gjetur të gjitha llojet e aspiratorëve
të sobës që funksionojnë me këtë
funksion, drejtojuni faqes sonë të
internetit për klientët. Aspiratorët e sobës
Electrolux që punojnë me këtë funksion
duhet të kenë simbolin .
6. KUJDESI DHE PASTRIMI
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
6.1 Informacione të
përgjithshme
Pastroni vatrën pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament
të pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në
funksionimin e vatrës.
Përdorni një pastrues të veçantë që
mund të përdoret për sipërfaqen e
vatrës.
Përdorni kruajtëse të posaçme për
xhamin.
6.2 Pastrimi i vatrës
Hiqni menjëherë: plastmasë të
shkrirë, celofan dhe ushqime me
sheqer. Nëse nuk e bëni, vatra mund
të dëmtohet nga papastërtia.
Vendoseni kruajtësen speciale mbi
sipërfaqen e xhamit në një kënd të
ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
Hiqeni kur vatra të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet e ndritshme metalike.
Pastrojeni vatrën me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent. Pas
pastrimit, thajeni vatrën me një leckë
të butë.
7. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
SHQIP 15