User manual

PARALAJMËRIM: Mungesa e kontrollit të një gatimi
me yndyrë ose vaj mbi një pianurë mund të jetë e
rrezikshme dhe mund të rezultojë në zjarr.
ASNJËHERË mos provoni që ta fikni zjarrin me ujë,
por fikni pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me
një kapak ose me batanije kundër zjarrit.
KUJDES: Procesi i gatimit duhet të monitorohet.
Proceset e shkurtra të gatimit duhet të monitorohen
mënyrë të vazhdueshme.
PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos vendosni sende
mbi sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe
kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e
pianurës, sepse mund të nxehen.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Pas përdorimit, fikini elementët e pianurës me
kontrollet e saj dhe mos u mbështetni te funksionimi i
detektorit të enëve.
Nëse sipërfaqja prej qeramike/xhami kriset, fikeni
pajisjen për të shmangur mundësinë e goditjes
elektrike.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose
persona të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e
pianurës të projektuara nga prodhuesi i pajisjes së
gatimit ose që tregohet nga prodhuesi i pajisjes në
udhëzimet e përdorimit si të përshtatshme ose si
mbrojtëse pianure të integruara në pajisje. Përdorimi i
mbrojtëseve të papërshtatshme mund të shkaktojë
aksidente.
www.electrolux.com4