User manual

1.2 Siguria e përgjithshme
Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë
pajisje dhe të ndërrojë kabllon.
Kjo pajisje duhet të lidhet me rrymën me një kabllo të
llojit H05VV-F për t'i rezistuar temperaturës së panelit
të pasmë.
Kjo pajisje është prodhuar për t'u përdorur deri në një
lartësi prej 2000 m mbi nivelin e detit.
Kjo pajisje nuk duhet të përdoret në anije, varka ose
mjete ujore.
Mos e instaloni pajisjen prapa një dere dekorative për
të shmangur mbinxehjen.
Mos e instaloni pajisjen mbi një platformë.
Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të
jashtëm ose një sistemi komandimi të veçuar.
PARALAJMËRIM: Gatimi i pambikëqyrur me yndyrë
ose vaj mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe
mund të shkaktojë zjarr.
Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por
fikni pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një
kapak ose me batanije kundër zjarrit.
KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret.
Proceset e shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren
vazhdimisht.
PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi
sipërfaqet e gatimit.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar
pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse
të mprehta metalike për të pastruar derën prej xhami
ose xhamin e kapakëve me mentesha të pianurës,
pasi mund të gërvishtet sipërfaqja, gjë e cila mund të
rezultojë në krisjen e xhamit.
Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës,
sepse mund të nxehen.
www.electrolux.com4