EKM6130AOW SQ Sobë Gatimi Udhëzimet për përdorim
www.electrolux.com PËRMBAJTJA 1. TË DHËNA PËR SIGURINË...............................................................................3 2. UDHËZIMET PËR SIGURINË............................................................................ 4 3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT...............................................................................8 4. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË...................................................................8 5. VATRA E GATIMIT - PËRDORIMI I PËRDITSHËM.......................
SHQIP 1. TË DHËNA PËR SIGURINË Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të ardhmen. 1.1 Siguria për fëmijët dhe personat vulnerabël PARALAJMËRIM! Rrezik mbytjeje, lëndimi ose gjymtimi të përhershëm.
www.electrolux.com • • • • • • • • • • • Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një kapak ose me batanije kundër zjarrit. Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit. Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen. Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e vatrës, sepse mund të nxehen. Hiqni çdo derdhje nga kapaku para se ta hapni.
SHQIP • • • • • • • • • • • • • Hiqni të gjithë paketimin Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje të dëmtuar. Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me pajisjen. Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni gjithnjë doreza sigurie. Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza. Mobilja e kuzhinës dhe zgavra duhet të kenë dimensione të përshtatshme. Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe njësitë e tjera.
www.electrolux.com • • • • • • • • Përdoreni këtë pajisje vetëm në mjedis shtëpiak. Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj pajisjeje. Sigurohuni që vrimat e ajrimit të mos bllokohen. Mos e lini pajisjen të pambikëqyrur gjatë punës. Çaktivizojeni pajisjen pas çdo përdorimi. Bëni kujdes kur hapni derën e pajisjes ndërkohë që pajisja është në punë. Mund të çlirohet ajër i nxehtë. Mos e përdorni pajisjen me duar të lagura ose kur ajo ka kontakt me ujin.
SHQIP • • • • • • • • • • • Çaktivizojeni pajisjen përpara mirëmbajtjes. Hiqni spinën nga priza elektrike. Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë. Ka rrezik që panelet prej xhami të thyhen. Ndërrojini menjëherë panelet prej xhami të derës kur janë të dëmtuara. Kontaktoni qendrën e autorizuar të shërbimit. Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga pajisja. Dera është e rëndë! Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
www.electrolux.com 3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT 3.1 Vështrim i përgjithshëm 1 2 3 4 5 6 5 4 3 2 1 9 1 2 3 4 5 7 8 6 7 8 9 Çelësat e vatrës Çelësi i kujtuesit të minutave Çelësi i funksioneve të furrës Çelësi i temperaturës Llamba/simboli/treguesi i temperaturës Elementi nxehës Llamba Ventilatori Pozicionet e rafteve 3.
SHQIP Drejtojuni kapitullit "Kujdesi dhe pastrimi". 3. Vendosni funksionin dhe temperaturën maksimale. 4. Lëreni pajisjen të punojë për 15 minuta. Pastroni pajisjen përpara përdorimit të parë. Kthejini aksesorët në pozicionin e tyre fillestar. Aksesorët mund të nxehen më shumë sesa zakonisht. Pajisja mund të nxjerrë aromë të keqe dhe tym. Kjo është normale. Sigurohuni që të ketë ajrosje të mjaftueshme në dhomë. 4.2 Ngrohja paraprake Ngroheni paraprakisht pajisjen bosh për të djegur yndyrën e mbetur.
www.electrolux.com Krijuesi i shkëndijave mund të ndizet automatikisht kur riktheni rrymën elektrike, pas instalimit ose pas një ndërprerjeje të rrymës. Është normale. 5.2 Pamje e përgjithshme e vatrës PARALAJMËRIM! Gjithnjë uleni flakën ose fikeni atë përpara se të hiqni enët nga vatra. 5.4 Përzgjedhja e nxehtësisëpër zonën elektrike të gatimit Simbole Funksioni t Pozicioni fikur A 1-6 B C D Cilësimet e ngrohjes Përdorni ngrohtësinë e mbetur për të ulur konsumin e energjisë.
SHQIP KUJDES! Sigurohuni që dorezat e tenxhereve të mos qëndrojnë mbi pjesën e përparme të sipërfaqes së vatrës. KUJDES! Sigurohuni që tenxheret të jenë vendosur në qendër mbi vatër, për të përfituar stabilitet maksimal dhe konsumin më të ulët të gazit. 6.2 Diametrat e enëve të gatimit PARALAJMËRIM! Përdorni enë gatimi, diametri i të cilave korrespondon me përmasat e vatrave.
www.electrolux.com njollat e forta me një pastrues në trajtë paste. 3. Pas pastrimit të skarave mbështetëse të tenxhereve, sigurohuni që ato të vendosen në pozicionin e duhur. 4. Në mënyrë që vatra të funksionojë mirë, sigurohuni që skarat mbështetëse të tenxhereve të jenë në qendër të vatrës. 7.3 Pastrimi i vatrës • • Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë, celofan dhe ushqime me sheqer. Nëse nuk e bëni, vatra mund të dëmtohet nga papastërtia.
SHQIP 13 8.2 Funksionet e furrës Simboli Funksioni i furrës Përdorimi Pozicioni fikur Pajisja është e fikur. Llamba e furrës Për të aktivizuar llambën pa një funksion gatimi. Gatim me qarkullim ajri Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve me të njëjtën temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se 1 raft, pa përzierjen e aromave. Gatim tradicional Për të pjekur ushqim në 1 pozicion rafti. Nxehtësia e poshtme Për pjekjen e kekëve me bazë krokante dhe për ruajtjen e ushqimit.
www.electrolux.com 9.1 Pjekja • • • • • Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë ndryshe nga pajisja juaj e mëparshme. Përshtatini cilësimet tuaja të zakonshme (temperaturën, kohën e gatimit) dhe pozicionet e rafteve sipas vlerave në tabela. Prodhuesi rekomandon që në fillim të përdorni temperaturat më të ulëta. Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për një recetë të veçantë, kërkoni një që është pothuajse e njëjtë me të.
SHQIP Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Keku nuk është gati në kohën e caktuar për pjekjen. Temperatura e furrës është Herën tjetër që të piqni, tepër e ulët. vendoseni furrën në temperaturë pak më të lartë. 9.3 Gatim me ventilim të lehtë • • Zgjidhja Piqni vetëm një formë ose tavë njëkohësisht. Përdoreni funksionin për të pjekur në forma dhe për të tharë në një nivel rafti në temperaturë të ulët.
www.electrolux.
SHQIP 17 Pjekje me shumë nivele Kekë / biskota / bukë në tavë për pjekje Ushqim Temperatura (°C) Koha (minuta) Pozicioni i raftit 2 pozicione Pufka me krem/Ekler 160 - 1801) 25 - 45 2/4 Kek i thatë shtrusel 150 - 160 30 - 45 2/4 Ushqim Temperatura (°C) Koha (minuta) Pozicioni i raftit 2 pozicione Biskota me brumë të shkrifët 150 - 1601) 20 - 40 2/4 Bukë të vogla/ Rripa brumi të shkrifët 140 20 - 45 2/4 Biskota të bëra me përzierje pandispanje 160 - 170 25 - 45 2/4 Biskota me të
www.electrolux.com Ushqim Temperatura (°C) Koha (minuta) Pozicioni i raftit Krem pikant (p.sh. byrek "Lorraine") 180 - 220 35 - 60 1 Kek me krem bulmeti 160 - 180 60 - 90 1-2 1) Nxehni furrën paraprakisht. Kekë / biskota / bukë në tavë për pjekje Ushqim Temperatura (°C) Koha (minuta) Pozicioni i raftit Bukë në formë gërsheti / bukë në formë kurore 170 - 190 40 - 50 2 Panetone Krishtlindjesh 160 - 1801) 50 - 70 2 Bukë (bukë thekre): 1. Pjesa e parë e procesit të pjekjes. 2.
SHQIP 19 Biskota Ushqim Temperatura (°C) Koha (minuta) Pozicioni i raftit Biskota me brumë të shkrifët 170 - 190 10 - 20 3 Bukë të vogla/ Rripa brumi të shkrifët 1601) 20 - 35 3 Biskota me brumë të rrahur 170 - 190 20 - 30 3 Ëmbëlsira me peta të bëra me të bardhë veze, mafishe 80 - 100 120 - 150 3 Amareta 120 - 130 30 - 60 3 Biskota me brumë të ardhur 170 - 190 20 - 40 3 Ëmbëlsira të vogla me peta 190 - 2101) 20 - 30 3 Roleta 190 - 2101) 10 - 55 3 Kekë të vegjël (20 për
www.electrolux.com • • Nëse është e nevojshme, kthejeni copën e mishit (pas 1/2 – 2/3 të kohës së gatimit). Njomni pjesët e mëdha të mishit dhe të shpezëve me lëngjet e tyre disa herë gjatë pjekjes. Nëpërmjet kësaj arrini një rezultat më të mirë në skuqjeje. • Ju mund ta çaktivizoni pajisjen rreth 10 minuta përpara përfundimit të kohës së skuqjes dhe të përdorni nxehtësinë e mbetur. 9.
SHQIP 21 Mish qengji Ushqim Sasia Temperatur a (°C) Koha (minuta) Pozicioni i raftit Kofshë qengji, rosto qengji 1 - 1,5 kg 210 - 220 90 - 120 1 Shpinë qengji 1 - 1,5 kg 210 - 220 40 - 60 1 Ushqim Sasia Temperatur a (°C) Koha (minuta) Pozicioni i raftit Shpinë lepuri të egër, kofshë lepuri të egër deri në 1 kg 220 - 2401) 30 - 40 1 Shpinë dreri 1,5 - 2 kg 210 - 220 35 - 40 1 Kofshë sorkadheje 1,5 - 2 kg 200 - 210 90 - 120 1 Mish gjahu 1) Nxehni furrën paraprakisht.
www.electrolux.
SHQIP 23 Ushqim Sasia Temperatur a (°C) Koha (minuta) Pozicioni i raftit Gjeldeti 2,5 - 3.5 kg 160 - 180 120 - 150 1 Gjeldeti 4 - 6 kg 140 - 160 150 - 240 1 9.9 Pjekja në skarë në përgjithësi • Nxeheni gjithmonë paraprakisht për 5 minuta furrën bosh me funksionet e skarës. PARALAJMËRIM! Piqni në skarë gjithmonë me derën e furrës të mbyllur. • • • • Gjithmonë piqni në skarë me temperaturë maksimale. Vendoseni raftin në pozicionin e rekomanduar në tabelën e skarës.
www.electrolux.com • • Mbusheni tavën për pjekje me afërsisht 1/2 litër ujë në mënyrë që t'i japë furrës lagështi të mjaftueshme. Kur lëngu fillon të ziejë brenda kavanozave të parë (pas rreth 35 - 60 minutash me kavanozat një litërsh), fikeni furrën ose uleni temperaturën në 100 °C (shihni tabelën). Fruta të buta Konservim Temperatura (°C) Luleshtrydhe, 160 - 170 boronica, mjedra, kullumbri të pjekura Zierja deri në fillimin e pikimit (minuta) Vazhdoni ta zieni në 100 °C (min.
SHQIP 25 Ushqim Sasia Koha e shkrirjes (min.) Koha e shkrirjes së mëtejshm e (në minuta) Komente Pulë 1 kg 100 - 140 20 - 30 Vendoseni pulën mbi një pjatëz të kthyer brenda një pjatance të madhe. Kthejini në gjysmën e kohës. Mish 1 kg 100 - 140 20 - 30 Kthejini në gjysmën e kohës. Mish 500 g 90 - 120 20 - 30 Kthejini në gjysmën e kohës.
www.electrolux.com 10.3 Pastrimi katalitik KUJDES! Mos e pastroni sipërfaqen katalitike me spërkatës për furrat, pastrues abrazivë, sapun ose agjentë të tjerë pastrues. Kjo do të dëmtonte sipërfaqen katalitike. Njollat ose çngjyrosja e sipërfaqes katalitike nuk kanë asnjë ndikim në vetitë katalitike. PARALAJMËRIM! Mbajini fëmijët larg gjatë pastrimit të furrës në temperaturë të lartë. Sipërfaqja e furrës nxehet shumë dhe ka rrezik djegieje.
SHQIP 2 B 1 2. Tërhiqeni kornizën përpara për ta hequr. 3. Kapini panelet prej xhami të derës një nga një në buzën e sipërme dhe tërhiqini nga sipër për t'i nxjerrë nga kanali udhëzues. 27 1. Rrotullojeni mbulesën prej xhami të llambës në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta çmontuar. 2. Pastroni mbulesën prej xhami. 3. Ndërrojeni llambën e furrës me llambë të përshtatshme që i reziston nxehtësisë 300°C. Përdorni të njëjtin lloj llambe furre. 4. Montoni mbulesën prej xhami. 10.
www.electrolux.com 11. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE PARALAJMËRIM! Drejtojuni kapitujve për sigurinë. 11.1 Si të veprojmë nëse... Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është e lidhur me rrjetin elektrik ose nuk është lidhur saktë. Kontrolloni nëse pajisja është lidhur siç duhet me rrjetin elektrik. Nuk mund ta aktivizoni pajisjen. Ka rënë siguresa. Sigurohuni që shkaku i mosfunksionimit është siguresa.
SHQIP 29 Ju rekomandojmë që t'i shkruani të dhënat këtu: Modeli (MOD.) ......................................... Numri i produktit (PNC) ......................................... Numri i serisë (S.N.) ......................................... 12. INSTALIMI 12.2 Diametrat e shuntit PARALAJMËRIM! Drejtojuni kapitujve për sigurinë. VATRA 12.
www.electrolux.com 12.5 Vatra gazi për GLN (Butan / Propan) G30 28-30 mbar VATRA FUQIA FUQIA SHENJA E NORMALE kW MINIMALE kW INJEKTORIT 1/100 mm QARKULLIMI NOMINAL I GAZIT në g/h E shpejtë 2.9 0.75 88 233 Gjysmë e shpejtë 2.0 0.45 71 145 Ndihmëse 1.0 0.35 50 73 12.6 Vatra gazi për GLN (Butan/Propan) G31 37 mbar VATRA FUQIA NORMALE kW FUQIA MINIMALE kW SHENJA E INJEKTORIT 1/100 mm QARKULLIMI NOMINAL I GAZIT në g/h E shpejtë 2.8 0.75 77 204 Gjysmë e shpejtë 2.0 0.
SHQIP Përmasa mm B 685 12.9 Lidhja me gazin Përdorni lidhje të palëvizshme ose përdorni tuba fleksibël prej inoksi në përputhje me rregulloren në fuqi. Nëse përdorni tuba metalikë fleksibël, sigurohuni që të mos bien në kontakt me pjesët e lëvizshme dhe që të mos shtypen. 12.10 Lidhja me tuba fleksibël jo-metalikë Nëse mund të hyni lehtë te lidhja, mund të përdorni tub fleksibël. Tubi fleksibël duhet të lidhet fort, duke përdorur kapëse.
www.electrolux.com A B C E D A. Pika e lidhjes së gazit (pajisja ka vetëm një pikë ku lidhet gazi) B. Rondela C. Lidhje e rregullueshme D. Mbajtësja e tubit të gazit natyror E. Mbajtësja e tubave GLN 12.12 Zëvendësimi i injektorëve të vatrës së gatimit Ndërroni injektorët kur ndryshoni llojin e gazit. 1. 2. 3. 4. Hiqni skarat mbajtëse të tenxhereve. Hiqni kapakët dhe kurorat e vatrës. Hiqni injektorët me çelësa nr. 7.
SHQIP 33 PARALAJMËRIM! Sigurohuni që flaka të mos fiket kur e rrotulloni çelësin shpejt nga pozicioni maksimal në atë minimal. 12.14 Nivelimi i pajisjes KUJDES! Sigurohuni që ta instaloni në lartësinë e duhur mbrojtjen kundër përmbysjes. Sigurohuni që sipërfaqja mbrapa pajisjes të jetë e lëmuar. Përdorni këmbët e vogla poshtë pajisjes për ta vendosur sipërfaqen e pajisjes në të njëjtin nivel me sipërfaqet e tjera. 12.
www.electrolux.com 49 mm 12.16 Instalimi elektrik PARALAJMËRIM! Prodhuesi nuk mban përgjegjësi nëse nuk i ndiqni masat e sigurisë në kapitujt mbi sigurinë. 77 mm Kjo pajisje ofrohet me spinë dhe kabllo elektrike. 1 2 13. EFIKASITETI ENERGJETIK 13.
SHQIP • • • • • Vendosni enët e gatimit në zonën e gatimit përpara se ta aktivizoni. Fundi i enës së gatimit duhet të ketë të njëjtin diametër me zonën e gatimit. Enët më të vogla vendosini në zonat më të vogla të gatimit. Vendosini enët direkt në qendër të zonës së gatimit. Përdorni nxehtësinë e mbetur për ta mbajtur ushqimin ngrohtë ose për ta shkrirë atë. • • • • 35 Fundet e enëve të gatimit duhet të kenë diametrat e duhur për madhësinë e vatrës.
www.electrolux.com • brenda furrës do të vazhdojë të gatuajë. – Përdoreni nxehtësinë e mbetur për të ngrohur ushqimet e tjera. Gatimi me ventilator - kur është e mundur, përdorni funksionet e gatimit me ventilator për të kursyer energji. • Mbajeni ushqimin të ngrohtë - nëse dëshironi që nxehtësinë e mbetur ta përdorni për të mbajtur gatimin të ngrohtë, zgjidhni cilësimin e temperaturës më të ulët të mundshme. 14. ÇËSHTJE QË LIDHEN ME AMBIENTIN Ricikloni materialet me simbolin .
SHQIP 37
www.electrolux.
SHQIP 39
867319254-C-372016 www.electrolux.