User manual

njollat e forta me një pastrues në
trajtë paste.
3. Pas pastrimit të skarave
mbështetëse të tenxhereve,
sigurohuni që ato të vendosen në
pozicionin e duhur.
4. Në mënyrë që vatra të funksionojë
mirë, sigurohuni që skarat
mbështetëse të tenxhereve të jenë
në qendër të vatrës.
7.3 Pastrimi i vatrës
Hiqni menjëherë: plastmasë të
shkrirë, celofan dhe ushqime me
sheqer. Nëse nuk e bëni, vatra mund
të dëmtohet nga papastërtia.
Hiqeni kur vatra të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit,
rrëketë e ujit, njollat e yndyrës,
çngjyrosjet e ndritshme metalike.
Pastrojeni vatrën me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent. Pas
pastrimit, thajeni vatrën me një leckë
të butë.
7.4 Pastrimi i vatrës elektrike
1. Përdorni pastrues pluhur ose
sfungjerin e pastrimit.
2. Pastrojeni vatrën me një leckë të
njomë dhe me pak detergjent.
3. Ngroheni vatrën në temperaturë të
ulët dhe lëreni të thahet.
4. Për t'i mbajtur vatrat në gjendje të
mirë, lyejini rregullisht me vaj për
makinat qepëse. Fshijeni vajin me
letër thithëse.
7.5 Pastrimi i kandelës së
ndezjes
Kjo karakteristikë realizohet nëpërmjet
një kandele ndezëse prej qeramike me
një elektrodë metalike. Këta elementë
mbajini të pastra për të shmangur
vështirësitë në ndezje, si dhe kontrolloni
që vrimat e kurorës së vatrës të mos jenë
të bllokuara.
8. FURRA - PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për
sigurinë.
8.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi i
furrës
Në varësi të modelit,
pajisja juaj ka simbole në
çelës, tregues ose llamba:
Treguesi ndizet kur furra
nxehet.
Llamba ndizet kur furra
është në punë.
Simboli tregon nëse
çelësi kontrollon një nga
zonat e gatimit,
funksionet e furrës ose
temperaturën.
1. Rrotullojeni çelësin për funksionet e
furrës për të zgjedhur një funksion.
2. Rrotullojeni çelësin e temperaturës
për të zgjedhur një temperaturë.
3. Për ta çaktivizuar furrën, rrotullojini
çelësat e funksioneve dhe të
temperaturës së furrës në pozicionin
fikur.
www.electrolux.com12