User manual

Çaktivizojeni pajisjen përpara
mirëmbajtjes.
Hiqni spinën nga priza elektrike.
Sigurohuni që pajisja të jetë e ftohtë.
Ka rrezik që panelet prej xhami të
thyhen.
Ndërrojini menjëherë panelet prej
xhami të derës kur janë të dëmtuara.
Kontaktoni qendrën e autorizuar të
shërbimit.
Tregoni kujdes kur e hiqni derën nga
pajisja. Dera është e rëndë!
Yndyra ose ushqimi i mbetur brenda
pajisjes mund të shkaktojë zjarr.
Pastrojeni pajisjen rregullisht për të
parandaluar dëmtimin e materialit të
sipërfaqes.
Sigurohuni që brendësia e furrës dhe
dera të fshihen e të thahen pas çdo
përdorimi. Avulli që krijohet gjatë
përdorimit të pajisjes kondensohet në
muret e hapësirës dhe mund të
shkaktojë gërryerje. Për të ulur
kondensimin, përdoreni pajisjen bosh
për 10 minuta para gatimit.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të
butë dhe të lagësht. Përdorni vetëm
detergjente neutrale. Mos përdorni
produkte gërryese, materiale
pastruese të ashpra, tretës ose
objekte metalike.
Nëse përdorni spërkatës për furrën,
ndiqni udhëzimet e sigurisë në
paketim.
Mos e pastroni smaltin katalitik (nëse
ka) me asnjë lloj detergjenti.
Mos i pastroni vatrat në lavastovilje.
2.6 Kapaku
Mos e ndryshoni specifikimin e
kapakut.
Pastrojeni rregullisht kapakun.
Mos e hapni kapakun kur ka rrjedhje
në sipërfaqe.
Përpara se të mbyllni kapakun fikini të
gjitha vatrat.
Mos e mbyllni kapakun derisa vatrat
dhe furra të jenë ftohur tërësisht.
Kapaku i xhamit mund të thërrmohet
gjatë nxehjes (nëse ka).
2.7 Drita e brendshme
Lloji i llambushkës ose llambushkës
halogjene të përdorur për këtë pajisje
është vetëm për pajisje elektro-
shtëpiake. Mos e përdorni atë për
ndriçim banese.
PARALAJMËRIM!
Rrezik nga goditja elektrike.
Përpara ndërrimit të llambës,
shkëputeni pajisjen nga korrenti.
Përdorni vetëm llamba me të njëjtat
specifikime.
2.8 Eliminimi i pajisjes
PARALAJMËRIM!
Rrezik lëndimi ose mbytjeje.
Kontaktoni autoritetin e bashkisë suaj
për t'u informuar mbi mënyrën e
duhur të hedhjes së pajisjes.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i
furnizimit me energji.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni atë.
Hiqni kapësen e derës për të
parandaluar bllokimin brenda pajisjes
të fëmijëve dhe të kafshëve
shtëpiake.
Shtypni tubat e jashtëm të gazit.
2.9 Shërbimi
Për të riparuar pajisjen kontaktoni me
një qendër të autorizuar shërbimi.
Përdorni vetëm pjesë këmbimi
origjinale.
SHQIP 7