User manual

INSTALIMI
Lexoni me kujdes kapitullin "Të dhëna
për sigurinë" për sigurinë tuaj si dhe për
një përdorim të saktë të pajisjes,
përpara se të instaloni atë.
Pozicionimi
Instalojeni këtë pajisje në një vend ku
temperatura e ambientit përputhet me
klasën e klimës që tregohet në tabelën e
vlerave në pajisje:
Klasa e
klimës
Temperatura e ambientit
SN +10°C deri + 32°C
N +16°C deri + 32°C
ST +16°C deri + 38°C
T +16°C deri + 43°C
Vendosja
Pajisja duhet të montohet larg burimeve të
nxehtësisë, të tillë si radiatorë, kazanë uji,
drita e drejtpërdrejtë e diellit, etj. Sigurohuni
që ajri të qarkullojë lirisht rreth e qark pjesës
së pasme të dollapit. Për të siguruar
performancën më të mirë, nëse pajisja
është vendosur poshtë një njësie të varur
në mur, largësia minimale midis pjesës së
sipërme të dollapit dhe njësisë së murit
duhet të jetë minimalisht 100 mm . Në një
rast ideal, do të ishte mirë që pajisja të mos
vendosej nën njësive që varen në mur.
Nivelimi i kujdesshëm arrihet përmes një
ose më shumë këmbëzave të
rregullueshme që ndodhen nën dollap.
Paralajmërim Pajisja duhet të mund
të shkëputet lirisht nga korrenti; për
këtë, spina duhet të jetë lehtësisht e
arritshme pas instalimit.
A
B
mm
mm
min
100
20
Lidhja elektrike
Përpara se ta futni pajisjen në prizë,
sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që
tregohet në tabelën e vlerave përputhet me
të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj.
Pajisja duhet tokëzuar. Spina e
kabllitkabllos tsë ushqimit është e pajisur
me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim.
Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk
është e tokëzuar, lidheni pajisjen në një
prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me
rregullat në fuqi, duke u këshilluar me një
elektriçistelektricist.
Prodhuesi refuzonmarrë përsipër gjithë
përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat
paraprake të mësipërme.
Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. -
Direktivat
Ndarëset e pasme
Dy ndarëset mund t'i gjeni brenda çantës
së dokumenteve.
Ndiqni këto hapa për të montuar ndarëset:
1. Lironi vidhën.
2. Vendosni ndarësen poshtë vidhës.
3. Rrotullojeni ndarësen në pozicionin e
duhur.
4. Shtrëngoni vidhat sërish.
14 electrolux