User manual

PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
më të lartë.
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes
së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë
më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e
të dhënave teknike në pikën "koha në rritje",
ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas
të mund të rivendoset në ngrirje (jo të
nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të
kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do
zgjasë më shumë.
FreeStore
Dhomëza e frigoriferit është e pajisur me një
pajisje që mundëson ftohjen e shpejtë të
ushqimeve dhe një temperaturë më të
njëtrajtshme brenda dhomëzës.
Kjo pajisje aktivizohet vetë kur është e
nevojshme, për shembull për një rikuperim
të shpejtë të temperaturës pas hapjes së
derës ose kur temperatura e ambientit
është shumë e lartë.
Ju lejon që ta ndizni pajisjen manualisht kur
nevojitet (referojuni kapitullit " Funksioni
FreeStore").
E rëndësishme Pajisja FreeStore ndalon
kur dera është e hapur dhe rifillon
menjëherë pasi mbyllet dera.
Raftet e lëvizshme
Muret e ftohësit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund
vendosen sipas dëshirës.
Rafti i shisheve
Vendosini shishet (me grykën përpara) në
raftin e para-vendosur.
E rëndësishme Nëse rafti është
pozicionuar horizontalisht, vendosni vetëm
shishet e mbyllura.
Ky raft shishesh mund të anohet, për të
mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta
arritur këtë, tërhiqeni raftin lart, në mënyrë
që të rrotullohet nga lart e të vendoset në
nivelin tjetër më sipër.
8 electrolux