User manual

Këshilla për depozitimin e ushqimeve
të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë
nga kjo pajisje, duhet:
të siguroheni se ushqimet e ngrira që
keni blerë janë ruajtur siç duhet nga
shitësi;
të siguroheni se ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës, në
një kohë sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet;
pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt
dhe nuk mund të ngrihet sërish;
mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
KUJDESI DHE PASTRIMI
Kujdes Shkëputeni nga korrenti
pajisjen përpara se të kryeni çdo
veprim mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në
njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të
kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
Pastroni brendësinë dhe aksesorët me
ujë të vakët dhe me pak sapun.
Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe
pastrojini ato për t'u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.
Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura
gërryese, produkte pastruese me shumë
erë të mirë ose pastrues me dyll për të
pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto
mund të dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të
lënë një erë të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe
kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes,
me një furçë. Ky veprim do të përmirësojë
rendimentin e pajisjes dhe do të kursejë
konsumin e energjisë.
E rëndësishme Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në
këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që
veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të
pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak
lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin
kryesor.
Zëvendësimi i filtrit të karbonit për ajrin
Për të arritur funksionim optimal, filtri i
karbonit për ajrin duhet të ndërrohet një
herë në gjashtë muaj.
Filtra të rinj aktivë të ajrit mund të blihen
pranë shitësit tuaj lokal.
Referojuni "Instalimi i filtrit " për udhëzime
për filtrin e karbonit për ajrin.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga
avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që
kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal.
Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre
një mbajtëse të posaçme që ndodhet në
pjesën e pasme të pajisjes, mbi
kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni
periodikisht vrimën kulluese të ujit të
shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të
dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që
uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ujë.
Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është
dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën
e kullimit.
electrolux 13