User manual

Shkrirja e ngrirësit
Gjithashtu, dhomëza e ngrirjes në këtë
model është e llojit "pa ngricë". Kjo do të
thotë se gjatë procesit të punës nuk krijohet
ngricë, as në muret e brendshëm as mbi
ushqime.
Moskrijimi i ngricës vjen si rezultat i
qarkullimit të vazhdueshëm të ajrit të ftohtë
brenda dhomëzës, që vihet në punë nga
një ventilator automatik.
SI TË VEPROJMË NËSE…
Kujdes Përpara se të kryeni veprime
për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë
nga priza.
Vetëm elektricistët e kualifikuar ose
personat kompetentë duhet të merren
me problemet ose defektet që nuk
përshkruhen në këtë manual.
E rëndësishme Gjatë përdorimit normal
dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
qarkullimi i lëndës ftohëse).
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Pajisja bën zhurmë.
Pajisja nuk është mbështetur
mirë në dysheme.
Kontrolloni nëse pajisja qëndron
pa lëvizur (të katër këmbët e saj
duhet të kenë prekur tokën).
Kompresori punon pa
ndërprerje.
Çelësi i temperaturës mund të
jetë në pozicion të pasaktë.
Vendosni një temperaturë më të
lartë.
Dera nuk është mbyllur mirë. Shihni kapitullin "Mbyllja e derës".
Dera është hapur shumë
shpesh.
Mos e mbani derën hapur më
shumë se ç'duhet.
Temperatura e produktit është
shumë e lartë.
Lëreni temperaturën e produktit të
bjerë në temperaturën e
ambientit, përpara se ta lini në
ruajtje.
Temperatura e dhomës është
shumë e lartë.
Ulni temperaturën e dhomës.
Funksioni FROSTMATIC është
ndezur.
Referojuni " funksioni
FROSTMATIC".
Funksioni COOLMATIC është
ndezur.
Referojuni " funksioni
COOLMATIC".
Në pllakëzën e pasme të
ftohësit rrjedh ujë.
Gjatë procesit automatik të
shkrirjes, bryma shkrin në
pllakën e pasme.
Kjo është normale.
14 electrolux