User manual

rregullat në fuqi, duke u këshilluar me një
elektriçistelektricist.
Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë
përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat
paraprake të mësipërme.
Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. -
Direktivat
Ndarëset e pasme
Dy ndarëset mund t'i gjeni brenda çantës
së dokumenteve.
Ndiqni këto hapa për të montuar ndarëset:
1. Lironi vidhën.
2. Vendosni ndarësen poshtë vidhës.
3. Rrotullojeni ndarësen në pozicionin e
duhur.
4. Shtrëngoni vidhat sërish.
2
4
3
1
Nivelimi
Kur vendosni pajisjen, sigurohuni që të
qëndrojë në nivel. Kjo mund të arrihet
nëpërmjet dy këmbëzave të rregullueshme
në pjesën e poshtme ballore.
Heqja e mbajtësbe të rafteve
Pajisja juaj është pajisur me mbajtëse
raftesh që bëjnë të mundur sigurimin e
rafteve gjatë transportimit.
Për t'i hequr ato, veproni si më poshtë:
1. Lëvizni mbajtëset e rafteve në drejtim të
shigjetës (A).
2. Ngrijini raftet nga pas dhe shtyjini
përpara derisa të lirohen (B).
3. Hiqni skarat mbajtëse (C).
Instalimi i filtrit të karbonit për ajrin
Filtri i karbonit për ajrin është një filtër
karboni aktiv i cili thith aromat e këqija dhe
mundëson ruajtjen e shijes dhe aromës më
të mirë për të gjitha gatesat, pa rrezikuar
ndotjen nga shkëmbimi i aromave.
Kur dërgohet, filtri i karbonit gjendet brenda
një qeseje plastike, në mënyrë që të ruhet
jetëgjatësia dhe karakteristikat e tij. Filtri
electrolux 17