User manual

PËRDORIMI I PARË
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e tij të brendshme
dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të
vakët dhe pak sapun natyral për të hequr
erën tipike të një produkti të ri, e më pas
thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos përdorni detergjent
apo pluhura gërryese, pasi këto mund
dëmtojnë pjesët e lëmuara.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
më të lartë.
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes
së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë
më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e
të dhënave teknike në pikën "koha në rritje",
ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet
shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas
të mund të rivendoset në ngrirje (jo të
nxehtë, por pasi të jetë ftohur).
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të
kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira,
direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do
zgjasë më shumë.
Ftohja me ajër
Teknologjia ClimaTech bën që ushqimi të
ftohet më shpejt dhe me një temperaturë
më të njëtrajtshme brenda dhomëzës.
Ky mekanizëm ju mundëson ftohjen e
ushqimeve dhe një temperaturë më të
njëtrajtshme në dhomëz.
Filtri i ajrit me karbon
Pajisja është e pajisur me një filtër me
karbon prapa një ventili në pjesën e pasme
të kutisë shpërndarëse të ajrit.
Filtri e pastron ajrin nga aromat e
padëshiruara brenda në dhomëzën e
frigoriferit gjë që do të thotë se cilësia e
ruajtjes do të përmirësohet më shumë.
Raftet e lëvizshme
Muret e ftohësit janë të pajisura me një sërë
shinash, në mënyrë që raftet të mund
vendosen sipas dëshirës.
8 electrolux