User manual

AL -97-
PJESA E TRETË: RRADHITJA E USHQIMIT NË FRIGORIFER
Frigoriferi
Te kushtet normale do të mjaftojë rregullimi i frigoriferit në shkallën e 5.
Që të zvogëloni llagështinë dhe si pasojë tubimin e ngricës në anët e brendëshme të frigoriferit,
në frigorifer kurrë mos futni lëndë fluide në enë të hapura.
Kurrë mos futni ushqim të ngrohtë në frigorifer. Ushqimi i ngrohtë, së pari le të ftohet në
temperaturën e dhomës, pastaj vendojeni në frigorifer ashtu që të mos pengon qarkullimin e
ajrit.
Mishin dhe peshkun e pastruar sukulloni në mbështjellëse ose foli; në frigorifer mos i ruani
gjatë se një ose dy ditë.
Pemët dhe perimet mundruani sirtarin për pemë dhe perime, paraprakisht pa mos i
mbështjellur copat veç e veç.
Ngrirësi
Te kushtet normale do të mjaftojë rregullimi i ngrirësitshkallën e 5.
Ngrirësin e përdorni për ruajtjen afatgjate të ushqimit të ngrirë dhe për përgatitjen e katrorëve
të akullit.
Mos vendoni artikuj ushqimorë të freskët ose të ngrohët raftet e derësngrirësit. Këto
rafte i përdorni vetëm për ruajtjen e artikujve ushqimorë ngrirë.
Mos vendoni ushqim të freskët dhe të ngrohtë pranë mbështjellëseve me artkuj ushqimorë të ngrirë,
sepse ata në këto raste mund të shkrihen.
Raftin për ngrirje të shpejtë e përdorni për ngrirjen e ushqimit të përgatitur në shtëpi dhe
artikujve ushqimorë të freskët, të cilat dëshironi t’i ngrini; në këte pjesë ngrirja është posaçërisht
e fuqishme dhe e shpejtë.
Kur ngrini artikuj ushqimorë të freskët (p.sh. mish, peshk ose mish të ngrirë), ata i ndani
mbështjellëse më të vogla, përbërjen e të cilave do ta shpenzoni menjëherë.
pllakën e shënimeve të aparatit është e cekur sasia më e madhe e ushqimit (në kg),
cilën mund të ngrini brënda 24 orësh.
Që aparati të arrij kapacitetin e vet maksimal të ngrirjes, 24 orë paraprakisht të ngrirjes së artikujve
ushqimorë të freskët rregullojeni pullën e termostatit në pozicionin më të lartë.
Kur i vendoni artikujt ushqimorë të freskët në ngrirës, zakonisht mjafton që termostati të jetë
pozicionintë lartë edhe 24 orë. Pas 24 orësh, rregullimi aq i lartë nuk nevojitet.
Kujdes: për të kursyer ca energji elektrike, te ngrirja e sasive të vogla të ushqimit mos
ndryshoni pozicionin e termostatit në rregullimin maksimal.
Te ruajtja e ushqimit të ngrirreptësisht merrni në përfillje udhëzimet në ambalazh;
nëqoftëse nuk egziston e dhëna për periudhën e preferuar të ruajtjes, artikujt ushqimorë mos i
ruani në ngrirës më gjatë se tre muaj pas ditës së blerjes.
Kur bleni ushqim të ngrirë, binduni që ushqimi ka qenë i ngrirë në temperatuadekuate si
dhe ambalazhi jetë i padëmtuar.
Te transferimi i ushqimit të ngrirë përdorni ndihmesa të përshtatshme, që të ruani cilësinë e ushqimit.
Sa më parë futni ushqimin në ngrirës.
Nëqoftëse në mbështjellëse të ushqimit të ngrirë shihen gjurmat e lagështiose derdhjes së
jozakonshme, resp. fryrjeve, egziston probabilitet që kjo mbështjellje ka qenë e ruajtur në
temperaturë jo të përshtatshme dhe se cilësia e përbërjes është e dyshueshme.
Koha e ruajtjes së artikujve ushqimorë varet nga temperatura e hapësis në cilin është i
venduar frigoriferi/ngrirësi, nga rregullimi i termostatit, nga shpeshësia e hapjesderës, llojit të
ushqimit dhe të kohësnevojshme për transferimin e prodhimit prej shitores deri në shtëpinë
tuaj. Gjithmonë merrni në përfillje udhëzimet e shtypura ambalazh të prodhimit të ngrirë dhe
kurrë mos tejkaloni kohën e cekur të preferuarruajtjes në ngrirës.
10