User manual

Copëzat e vogla të ushqimit mund të
gatuhen edhe ndërsa janë ende të
ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast,
gatimi do të zgjasë më shumë.
4.4 Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose më
shumë kuti të posaçme për prodhimin e
kubeve të akullit.
Mos përdorni vegla metalike
për të hequr kutitë nga
ngrirësi.
1. Mbushini këto tabaka me ujë
2. Vendosni tabakatë e akullit në
dhomën e ngrirësit.
4.5 Akumulatorët e ftohtësisë
Ngrirësi përmban të paktën një
akumulator ftohtësie, i cili zgjat kohën e
ruajtjes në së ftohtësisë, në rast të ikjes
së korrentit apo një avarie.
4.6 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë mbështetësesh, në mënyrë që raftet
të mund të vendosen sipas dëshirës.
Për një përdorim më të mirë të
hapësirës, gjysmë-raftet e përparme (A)
mund të vendosen poshtë atyre të
pasme. (B)
A
B
4.7 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të
ushqimit të madhësive të ndryshme,
raftet e derës mund të vendosen në
lartësi të ndryshme.
1. Tërhiqeni gradualisht raftin në
drejtimin e shigjetave derisa të
çmontohet.
2. Ripozicionojeni siç kërkohet.
4.8 Kontrolli i lagështisë
Rafti prej xhami përmban një mekanizëm
me kanale (që rregullohet me një levë
rrëshqitëse), i cili mundëson rregullimin e
lagështisë në sirtarët e perimeve.
Kur vrimat e ventilimit janë të mbyllura:
përmbajtja e lagështisë natyrore të
ushqimit te ndarja e frutave dhe
perimeve ruhet për një kohë më të gjatë.
Kur vrimat e ventilimit janë të hapura:
një qarkullim ajri më i madh sjell më pak
përmbajtje lagështie në ndarjet e frutave
dhe perimeve.
www.electrolux.com10