User manual

udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
1.2 Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe
për përdorime të ngjashme, si p.sh.:
Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për
personelin në dyqane, në zyra dhe në ambiente të
tjera pune
Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë
mëngjes dhe ambiente të tjera banimi
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e
pajisjes ose në strukturën inkaso.
Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete të tjera
për të përshpejtuar procesin e shkrirjes, veç atyre të
rekomanduara nga prodhuesi.
Mos e dëmtoni qarkun ftohës.
Mos përdorni pajisje elektrike brenda ndarjeve për
ruajtjen e ushqimit në pajisje nëse ato nuk janë të
rekomanduara nga prodhuesi.
Mos përdorni spërkatës uji dhe avull për të pastruar
pajisjen.
Pastrojeni pajisjen me një leckë të butë dhe të lagësht.
Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni
SHQIP 3