User manual

3.7 Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një
sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund
të vendosen sipas dëshirës.
Për një përdorim më të mirë të hapësirës,
gjysmë-raftet e përparme mund të
mbështeten mbi ato të pasmet.
3.8 Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen e pakove të ushqimit
me madhësi të ndryshme, raftet e dorës
mund të vendosen në lartësi të ndryshme.
Për të bërë këto rregullime, veproni si
vijon: tërhiqni gradualisht raftin në drejtim
të shigjetave derisa të lirohet, dhe më pas
rivendoseni sipas dëshirës.
3.9 Kontrolli i lagështisë
Rafti prej xhami përmban një mekanizëm
me kanale (të rregullueshme nëpërmjet një
leve rrëshqitëse), i cili mundëson
rregullimin e temperaturës në sirtarin(-ët) e
zarzavateve.
Kur vrimat e ventilimit janë të mbyllura:
përmbajtja e lagështisë natyrore të
ushqimit tek dhomëzat e frutave dhe
zarzavateve ruhet për një kohë më të
gjatë.
Kur vrimat e ventilimit janë të hapura:
një qarkullim ajri më i madh sjell më pak
përmbajtje lagështie në dhomëzat e
frutave dhe zarzavateve.
SHQIP 9