User manual

10.1 Pastrimi katalitik
Muret me veshje katalitike janë
vetëpastruese. Ato e thithin yndyrën që
mblidhet nëpër mure ndërkohë që pajisja
është në punë.
Për të ndihmuar procedurën e
vetëpastrimit, nxeheni pajisjen
rregullisht:
1.
Nxirrni nga pajisja aksesorët.
2.
Vendosni funksionin e pastrimit
katalitik. Referojuni "Funksionet e
furrës".
Ekrani tregon CATA dhe kohëzgjatjen
e procedurës së pastrimit (1 orë). Ju
nuk mund të vendosni kohëzgjatjen,
por mund të përdorni funksionin
Përfundimi për të shtyrë fillimin e
procesit të pastrimit.
3.
Një sinjal akustik bie pas përfundimit
të kohës. Pajisja çaktivizohet.
4.
Shtypni një buton ose hapni derën e
furrës për të ndaluar sinjalin akustik.
5.
Pastroni pjesën e poshtme të pajisjes
me një leckë të njomë dhe të butë.
PARALAJMËRIM
Mos pastroni sipërfaqen katalitike
me spërkatës për furrat, pastrues
abrazivë, sapun ose agjentë të
tjerë pastrues. Ka rrezik dëmtimi
të sipërfaqes katalitike.
Çngjyrosja e sipërfaqes katalitike
nuk ka asnjë efekt në vetitë
katalitike.
Drita e furrës qëndron ndezur
gjatë pastrimit katalitik.
Kujtuesi i pastrimit
Për t'ju kujtuar se nevojitet pastrimi
katalitik, pulson CATA në ekran për 10
sekonda pas çdo aktivizimi dhe çaktivizimi
të pajisjes.
Kujtuesi i pastrimit zhduket
nga ekrani:
Pas përfundimit të funksionit të
pastrimit katalitik.
Nëse shtypni
dhe
njëkohësisht.
10.2 Mbajtëset e rafteve
Heqja e mbajtëseve të rafteve
Ju mund ta hiqni mbajtësen e raftit për të
pastruar muret anësore.
1.
Tërhiqni pjesën ballore të mbajtëses
nga muri anësor.
1
2
2.
Tërhiqni pjesën e pasme të shinës
mbështetëse të rafteve jashtë mureve
anësorë dhe hiqeni.
30
www.electrolux.com