User manual
10.4 Heqja dhe instalimi i derës
Dera e furrës është e përbërë nga dy
panele xhami. Mund të hiqni derën e
furrës dhe panelin e brendshëm prej
xhami për ta pastruar. Lexoni të gjithë
udhëzimin "Heqja dhe instalimi i derës"
përpara se të hiqni panelet prej xhami.
Dera e furrës mund të
mbyllet nëse përpiqeni të
hiqni panelet e brendshme
prej xhami, përpara se të
hiqni derën e furrës.
KUJDES!
Mos e përdorni furrën pa
panelin e brendshëm të
xhamit.
1. Hapeni derën plotësisht dhe mbani
dy menteshat e saj.
2. Ngrini dhe rrotulloni levat mbi dy
menteshat.
3. Mbylleni derën e furrës deri në
gjysmë në pozicionin e parë të
hapjes. Më pas ngrini dhe tërhiqeni
përpara dhe hiqeni derën nga vendi.
4. Vendoseni derën mbi një leckë të
butë në një sipërfaqe të
qëndrueshme.
5. Kapeni kornizën (B) në buzën e
sipërme të derës nga të dyja anët
dhe shtyjeni nga brenda për të çliruar
mbërtheckën.
1
2
B
6. Tërhiqeni kornizën e derës përpara
për ta hequr.
7. Mbajeni panelin prej xhami të derës
nga pjesa e sipërme dhe nxirreni
jashtë me kujdes. Sigurohuni që
xhami të rrëshqasë jashtë
mbështetëseve krejtësisht.
8. Pastrojini panelet prej xhami me ujë
dhe sapun. Thajini me kujdes panelet
www.electrolux.com20










