User manual

7. PËRDORIMI I AKSESORËVE
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
7.1 Futja e aksesorëve
Rafti me rrjetë:
Shtyni raftin mes shufrave udhëzuese të
mbajtëses së raftit dhe sigurohuni që
këmbët të jenë me drejtim poshtë.
Tavë për pjekje/ Tavë e thellë:
Shtyjeni tavën e pjekjes /tavën e thellë
ndërmjet shufrave drejtuese të
mbajtëses së raftit.
8. FUNKSIONET SHTESË
8.1 Ventilatori ftohës
Kur furra është në punë, ventilatori
ftohës ndizet aktivizohet për t’i mbajtur
sipërfaqet e furrës të ftohta. Nëse fikni
furrën, ventilatori ftohës mund të
vazhdojë të punojë derisa të ftohet furra.
8.2 Termostati i sigurisë
Përdorimi i pasaktë i furrës ose pjesët
me defekt mund të shkaktojnë mbinxehje
të rrezikshme. Për ta parandaluar këtë,
furra ka një termostat sigurie që ndërpret
furnizimin me energji. Furra ndizet
aktivizohet përsëri automatikisht kur bie
temperatura.
9. UDHËZIME DHE KËSHILLA
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për
sigurinë.
Temperatura dhe kohët e
pjekjes në tabela janë vetëm
udhëzuese. Ato varen nga
recetat, cilësia dhe sasia e
përbërësve të përdorur.
9.1 Rekomandimet e gatimit
Furra ka pesë pozicione raftesh.
Numërojini pozicionet e rafteve të furrës
nga poshtë.
Furra juaj mund të pjekë apo të skuqë
ndryshe nga furra juaj e mëparshme.
Tabelat e mëposhtme ju japin cilësimet
standarde për temperaturën, kohën e
gatimit dhe pozicionin e raftit.
Nëse nuk gjeni përzgjedhjet për një
recetë të veçantë, kërkoni për një të
përafërt.
SHQIP 9