User manual

Aksesorët mund të nxehen më shumë
sesa zakonisht. Pajisja mund të nxjerrë
erë të keqe dhe tym. Kjo është normale.
Sigurohuni që të ketë ajrosje të
mjaftueshme.
5. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
PARALAJMËRIM
Referojuni kapitujve të sigurisë.
5.1 Aktivizimi dhe çaktivizimi i
pajisjes
1.
Çojeni çelësin e funksioneve të furrës
në funksionin e dëshiruar.
2.
Çojeni çelësin e temperaturës në
temperaturën e dëshiruar.
Treguesi i temperaturës ndizet kur
temperatura e pajisjes rritet.
3.
Për ta çaktivizuar pajisjen, kthejeni
çelësin e kontrollit të funksioneve të
furrës dhe çelësin e kontrollit të
temperaturës në pozicionin e fikjes.
5.2 Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Përdorimi
Pozicioni fikur Pajisja është e fikur.
Gatim
tradicional
Për të pjekur dhe skuqur në një nivel të furrës. Elementët
e nxehjes poshtë dhe lart vihen në punë njëkohësisht.
Gatim me ajrim
Për pjekjen dhe gatimin e ushqimeve me të njëjtën
temperaturë gatimi, duke përdorur më shumë se një
raft, pa përzierjen e erërave.
Pjekja në skarë
Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta në sasi të
vogla në qendër të raftit. Për të thekur.
Skarë e shpejtë
Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta në sasi të
mëdha. Për të thekur. Funksionon elementi i plotë i
skarës.
Cilësimi për
pica
Për të bërë pica, quiche ose kek. Skara dhe elementi i
poshtëm japin nxehtësi të drejtpërdrejtë dhe ventilatori
qarkullon ajër të nxehtë për të gatuar shtresat e picave
ose mbushjet e kekëve.
Nxehtësia e
poshtme
Për pjekjen e kekëve me bazë krokante ose të thekur.
Funksionon vetëm elementi i poshtëm i ngrohjes.
6. FUNKSIONET E ORËS
6.1 Treguesi i minutave +
Përfundimi i gatimit
Përdoreni për të cilësuar një kohë fikjeje
automatike për një funksion furre.
1.
Vendosni një funksion furre dhe
temperaturën.
2.
Rrotullojeni dorezën e kohëmatësit
deri në fund, pastaj rrotullojeni deri te
periudha e nevojshme e kohës.
SHQIP 7