User manual

Pastroni pjesën e përparme të pajisjes
me një copë të butë dhe me ujë të
ngrohtë e me agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni një agjent të zakonshëm
pastrues
Pastrojeni brendësinë e furrës pas çdo
përdorimi. Për këtë arsye, mund të hiqni
pisllëkun më lehtë që të mos digjet.
Pastroni ndotjet kokëfortë me një
pastrues të posaçëm për furrë.
Pastroni gjithë aksesorët e furrës (me një
copë të butë dhe me ujë të ngrohtë e me
agjent pastrues) pas çdo përdorimi dhe
lërini të thahen.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjitin, mos i
pastroni ato duke përdorur agjentë
agresivë, objekte të mprehta me majë
ose enëlarëse. Këto mund të prishin
veshjen e sipërme që nuk ngjit!
Shinat mbështetëse të rafteve
Heqja e shinave mbështetëse të rafteve
1. Tërhiqni pjesën ballore të shinës
mbështetëse të rafteve jashtë mureve
anësorë.
2. Tërhiqni pjesën e pasme të shinës
mbështetëse të rafteve jashtë mureve
anësorë dhe hiqeni.
2
1
Montimi i shinave mbështetëse të
rafteve
Montoni shinat mbështetëse të rafteve në
rendin e kundërt.
Skajet e rrumbullakuar të shinave
mbështetëse të rafteve duhen
vendosur nga përpara!
Llamba e furrës
Paralajmërim Ka rrezik goditjeje
elektrike!
Përpara se të ndryshoni llambushkën e
furrës:
•Fikni furrën.
Hiqni siguresat në kutinë e siguresave
ose fikni çelësin elektrik.
Vendosni një copë në bazamentin e
furrës për të mbrojtur dritën e furrës
dhe kapakun e xhamit.
Zëvendësimi i llambushkës së furrës
1. Në fund të hapësirës së furrës mund të
gjeni mbulesën prej qelqi të
llambushkës.
Rrotullojeni mbulesën prej xhami
llambushkës në drejtim të kundërt të
akrepave të orës për ta çmontuar.
2. Pastroni mbulesën prej xhami.
3. Zëvendësojeni llambën e furrës me një
llambë furre që i reziston temperaturës
300°C.
E rëndësishme Përdorni të njëjtin lloj
llambe furre.
4. Montoni mbulesën prej xhami.
electrolux 17