User manual

1 Paneli i kontrollit
2 Çelësi i kontrollit të funksioneve të
furrës
3 Treguesi i energjisë
4 Ekrani
5 Treguesi i temperaturës
6 Çelësi i kontrollit të temperaturës
7 Elementi nxehës
8 Foleja e sondës së mishit
9 Llambushka e furrës
10 Ventilatori dhe elementi i nxehjes në
murin e pasmë
11 Nxehtësia e poshtme
12 Shinat e raftit të furrës, të lëvizshme
13 Pozicionet e raftit
Aksesorët e furrës
Rafti i furrës
Për enë gatimi, forma keku, tava pjekjeje.
Tava e sheshtë e pjekjes
Për ëmbëlsira dhe biskota.
Tava e thellë e pjekjes
Për të pjekur ose për të mbledhur
yndyrën.
Sonda e mishit
Për të matur nivelin e pjekjes së mishit.
PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Pastrimi i parë
Nxirrini të gjitha pjesët nga pajisja.
Pastroni pajisjen përpara përdorimit për
herë të parë.
E rëndësishme Referojuni kapitullit
"Kujdesi dhe pastrimi".
Vendosja e orës
Furra do të funksionojë vetëm pasi të
cilësohet ora.
Kur lidhni pajisjen me rrjetin elektrik ose në
rast ndërprerjeje të furnizimit me energji,
treguesi i funksionit të orës do të pulsojë
automatikisht. Shkoni tek hapi 2.
1. Për të ndryshuar orën shtypni butonat
"+" dhe "- " njëkohësisht derisa të
pulsojë treguesi i kohës.
2. Përdorni butonat "+" or "- " për të
vendosur kohën.
3. Pas rreth pesë sekondash, pulsimi do të
ndalet dhe në ekran do të afishohet ora
që keni regjistruar.
Kur është aktivizuar funksioni i
kohëmatësit, ora e ditës nuk mund të
ndryshohet.
PËRDORIMI I PËRDITSHËM
Paralajmërim Referojuni kapitullit "Të
dhëna për sigurinë"
Ndezja dhe fikja e furrës
1. Rrotullojeni çelësin e funksioneve në një
funksioni të furrës.
2. Rrotullojeni çelësin e temperaturës në
një temperaturë.
Treguesi i fuqisë ndizet ndërsa furra
është në punë e sipër.
Treguesi i temperaturës ndizet ndërsa
temperatura e furrës rritet.
3. Për të fikur furrën, rrotullojeni çelësin e
funksioneve dhe çelësin e temperaturës
në pozicionin Off (e fikur).
electrolux 5