User manual

Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori ftohës
ndizet automatikisht për të mbajtur të ftohta
sipërfaqet e pajisjes. Nëse fikni pajisjen,
ventilatori ftohës vazhdon të punojë derisa
të ftohet pajisja.
Funksionet e furrës
Funksioni i furrës Përdorimi
Të lehta Përdoreni këtë funksion për të ndriçuar brendësinë e furrës.
Me ajër përreth Për të pjekur maksimalisht në dy nivele të furrës në të njëjtën
kohë. Cilësoni temperaturat e furrës 20-40°C më të ulëta se
për pjekjen Tradicionale. Për të tharë ushqime.
Tradicionale Për të pjekur dhe skuqur në një nivel të furrës.
Nxehtësia e poshtme Për pjekjen e kekëve me bazë krokante ose të thekur dhe
ruajtjen e ushqimit.
Shkrirje Për të shkrirë ushqimin e ngrirë.
Grillë Për të pjekur në qendër të skarës ushqime të sheshta dhe për
të thekur.
Grillë e Dyfishtë Për të pjekur në skarë ushqime të sheshta në sasi të mëdha
dhe për të thekur.
Grillë me qarkullim ajri Për të pjekur copa më të mëdha mishi ose shpendësh, në një
nivel. Gjithashtu për të skuqur.
Futja e aksesorëve të furrës.
Futni brenda aksesorët rrëshqitës në
mënyrë që skajet e dyfishta të jenë nga pas
furrës dhe me drejtim për poshtë. Shtyjini
aksesorët rrëshqitës midis kanaleve
ndihmës të njërit prej niveleve të furrës.
Tava e thellë e pjekjes dhe rafti i furrës
kanë skaje të dyfishta. Këto skaje dhe
forma e kanaleve ndihmës ndihmojnë
kundër animit të aksesorëve të furrës.
Futja e raftit të furrës dhe tavës së
thellë të pjekjes së bashku
Futni raftin e furrës brenda tavës së thellë të
pjekjes. Shtyjeni tavën e thellë të pjekjes
nëpër kanalet ndihmës të njërit prej niveleve
të furrës.
Sonda e mishit
Sonda e mishit mat temperaturën në
qendër të copës së mishit.
Duhen cilësuar dy temperatura:
Temperatura e furrës: Shihni Tabelën e
Pjekjes së Mishit
Temperatura e brendshme e mishit:
Shihni Tabelën e Sondës së Mishit
6 electrolux