User manual

Table Of Contents
10.5 Fikja automatike
Për arsye sigurie pajisja çaktivizohet
automatikisht pas një farë kohe nëse një
funksion i ngrohjes është në veprim dhe
ju nuk ndryshoni asnjë cilësim.
Temperatura (°C) Koha e fikjes
(orë)
30 - 115 12.5
120 - 195 8.5
200 - 245 5.5
250 - maksimum 1.5
Fikja automatike nuk punon
me funksionet: Të lehta,
Sensori i temperaturës së
brendshme,Koha përfund.,
Kohëzgjatja.
10.6 Drita e ekranit
Ka dy modalitete për dritën e ekranit:
Drita e natës - mes orës 22:00 dhe
06:00 ekrani ul shkëlqimin e tij kur
pajisja është e fikur.
Drita e ditës:
kur pajisja është e ndezur.
nëse prekni një nga fushat
sensore gjatë dritës së natës
(përveç butonit të fikjes/ndezjes),
ekrani kthehet në modalitetin e
dritës së ditës për 10 sekondat e
tjera.
nëse pajisja është e fikur dhe
vendosni funksionin: Kujtuesi i
minutave. Kur përfundon
funksioni, ekrani kthehet në
ndriçimin e natës.
10.7 Ventilatori ftohës
Kur pajisja është në punë, ventilatori
ftohës aktivizohet automatikisht për t’i
mbajtur sipërfaqet e pajisjes të ftohta.
Nëse çaktivizoni pajisjen, ventilatori i
ftohjes mund të vazhdojë të punojë
derisa të ftohet pajisja.
10.8 Kyçja mekanike e derës
Simboli i kyçjes është i çaktivizuar kur
blihet pajisja.
KUJDES!
Lëvizeni pajisjen e kyçjes
mekanike të derës vetëm
horizontalisht.
Mos e lëvizni atë vertikalisht.
KUJDES!
Mos e shtyni kyçin e derës
kur mbyllni derën e pajisjes.
10.9 Përdorimi i kyçit mekanik
të derës
1. Për të aktivizuar kyçin e derës,
tërhiqeni atë përpara derisa të
bllokohet në vend.
2. Për të çaktivizuar kyçin e derës
shtyjeni atë sërish në panel.
SHQIP 19