User manual
Table Of Contents
- PËRMBAJTJA
- 1. TË DHËNA PËR SIGURINË
- 2. UDHËZIMET PËR SIGURINË
- 3. PËRSHKRIM I PRODUKTIT
- 4. PANELI I KONTROLLIT
- 5. PËRPARA PËRDORIMIT TË PARË
- 6. PËRDORIMI I PËRDITSHËM
- 7. FUNKSIONET E ORËS
- 8. PROGRAMET AUTOMATIKE
- 9. PËRDORIMI I AKSESORËVE
- 10. FUNKSIONET SHTESË
- 11. UDHËZIME DHE KËSHILLA
- 11.1 Ana e brendshme e derës
- 11.2 Këshillë për funksionet e veçanta të ngrohjes së furrës
- 11.3 Pjekja
- 11.4 Këshilla për pjekjen
- 11.5 Pjekja në një nivel:
- 11.6 Gatime në tavë
- 11.7 Pjekje vent. me lagështirë
- 11.8 Pjekje në shumë nivele
- 11.9 Gatim i ngadaltë
- 11.10 Cilësimi për pica
- 11.11 Pjekja
- 11.12 Tabelat e pjekjes
- 11.13 Pjekja në skarë
- 11.14 Ushqime të ngrira
- 11.15 Shkrirja
- 11.16 Konservimi
- 11.17 Tharja
- 11.18 Pjekja e bukës
- 11.19 Tabela e temperaturës së sensorit
- 12. KUJDESI DHE PASTRIMI
- 13. ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
- 14. EFIKASITETI ENERGJETIK
1. TË DHËNA PËR SIGURINË
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me
kujdes udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është
përgjegjës nëse shkaktohen lëndime dhe dëme nga
instalimi dhe përdorimi i pasaktë. Gjithmonë mbajini
udhëzimet bashkë me pajisjen, për t'iu referuar në të
ardhmen.
1.1 Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
• Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8
vjeç e sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike,
ndijimesh ose mendore ose që nuk kanë eksperiencë
dhe njohuri, nëse këta mbahen nën mbikëqyrje ose
udhëzohen për përdorimin e sigurt të pajisjes dhe i
kuptojnë rreziqet e përdorimit.
• Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
• Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg
fëmijëve.
• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes,
gjatë kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e
arritshme janë të nxehta.
• Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e
fëmijëve, ne rekomandojmë që ta aktivizoni.
• Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga
fëmijët pa mbikëqyrje.
• Fëmijët më të vegjël se 3 vjeç duhet të mbahen larg,
përveçse nëse mbikëqyren vazhdimisht.
1.2 Siguria e përgjithshme
• Vetëm një person i kualifikuar duhet ta instalojë këtë
pajisje dhe të ndërrojë kabllon.
• Kur përdoret, pajisja nxehet nga brenda. Mos i prekni
elementet e nxehjes që gjenden në pajisje. Përdorni
gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur
aksesorët ose enët në furrë.
• Përpara punimeve të mirëmbajtjes, shkëputni
furnizimin me rrymë elektrike.
SHQIP 3