User manual

12.2 Produktet e rekomanduara
të pastrimit
Mos përdorni sfungjerë abrazivë ose
detergjente të forta. Mund të shkaktojnë
dëmtimin e smaltit dhe të pjesëve të
çelikut inoks.
Produktet tona mund t'i blini te
www.electrolux.com/shop dhe në
dyqanet më të mira të shitjes me pakicë.
12.3 Heqja e mbajtëseve të
rafteve
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen,
sigurohuni që furra të jetë e ftohtë. Ka
rrezik djegieje.
Për të pastruar furrën hiqni mbajtëset e
raftit.
1. Nxirrini mbajtëset me kujdes nga
kapja e përparme, duke i ngritur lart.
2
3
1
2. Tërhiqni pjesën ballore të
mbështetëses nga muri anësor.
3. Nxirrini mbajtëset nga kapja e
pasme.
Montojini mbajtëset e rafteve në rendin e
kundërt.
12.4 Nënmenyja për: Pastrimi
Nënmenyja me funksionet e pastrimit
ndodhet poshtë fushës me sensor .
Simboli Artikulli i menysë Përshkrimi
S1 Zbrazja e depozitës Procedura për heqjen e ujit të mbetur
nga sirtari i ujit pas përdorimit të
funksioneve të avullit.
S2 Pastrim me avull Pastrimi i pajisjes me avull.
S3 Heqja e çmërsit Procedura për pastrimin e qarkut të
krijuesit të avullit nga çmërsi.
S4 Shpëlarje Procedura për shpëlarjen dhe pastrimin
e qarkut të krijuesit të avullit pas
përdorimit të shpeshtë të funksioneve të
avullit.
12.5 Aktivizimi i një funksioni
pastrimi
1. Aktivizoni pajisjen.
2. Prekni
derisa ekrani të tregojë S1.
Në disa modele mund të zgjidhni
edhe S2, S3, S4.
3. Prekni ose për të zgjedhur
një funksion pastrimi.
4. Prekni për të konfirmuar.
12.6 Zbrazja e depozitës - S1
Hiqni të gjithë aksesorët.
Funksioni i pastrimit heq ujin e mbetur
nga sirtari i ujit. Përdoreni funksionin pas
funksionit të gatimit me avull.
Kohëzgjatja e funksionit është afërsisht 6
minuta.
Drita për këtë funksion është e fikur.
1. Vendoseni tabakanë në pozicionin e
parë të raftit.
2. Aktivizoni funksionin e zbrazjes së
depozitës - S1. Referojuni "Aktivizimi
i një funksioni pastrimi".
3. Prekni .
Hiqni tavën e pjekjes në fund të
procedurës.
www.electrolux.com44