User manual

12.7 Pastrim me avull - S2
Hiqni me dorë sa më shumë papastërti
që të mundni.
Hiqni aksesorët dhe mbajtësen e sirtarit
për të pastruar muret anësore.
Funksionet e pastrimit me avull
mbështesin pastrimin me avull të
hapësirës së pajisjes.
Për performancë më të mirë,
funksionin e pastrimit duhet
ta nisni kur pajisja të jetë
ftohur.
Koha e specifikuar lidhet me
kohëzgjatjen e funksionit
dhe nuk përfshin kohën e
kërkuar për pastrimin e
hapësirës nga përdoruesi.
Kur funksioni i pastrimit me avull është
aktiv, llamba fiket.
1. Mbushni sirtarin e ujit deri në nivelin
maksimal (rreth 950 ml ujë) derisa të
bjerë sinjali akustik ose ekrani të
shfaqë mesazhin.
2. Aktivizoni funksionin e pastrimit me
avull - S2. Referojuni "Aktivizimi i një
funksioni pastrimi".
Kohëzgjatja e funksionit është
afërsisht 30 minuta.
Një sinjal tjetër akustik bie kur
programi është përfunduar.
3. Prekni një fushë sensori për të
çaktivizuar sinjalin.
4. Fshini sipërfaqen e brendshme të
pajisjes me sfungjer joabraziv. Mund
të përdorni ujë të ngrohtë për të
pastruar hapësirën.
Pas pastrimit, mbajeni derën e pajisjes
hapur për rreth 1 orë. Prisni derisa
pajisja të jetë tharë. Lëreni pajisjen të
thahet plotësisht me derën hapur. Për të
shpejtuar tharjen, mund të mbyllni derën
dhe ta nxehni pajisjen me ajër të nxehtë
me Ventilator të plotë në temperaturë
150°C për afërsisht 15 minuta. Mund të
përftoni efekte maksimale nga funksioni i
pastrimit nëse e pastroni pajisjen me
dorë menjëherë pas përfundimit të
funksionit. Përsëritni procedurën për
herë të dytë nëse niveli i papastërtive
është i lartë.
12.8 Kujtuesi i pastrimit
Ky funksion ju kujton se pastrimi është i
nevojshëm dhe që duhet të kryeni
funksionin: S2.
Ju mund ta aktivizoni/çaktivizoni këtë
funksion në menynë e cilësimeve.
12.9 Sistemi i krijimit të avullit -
Heqja e çmërsit - S3
Gjatë funksionimit të krijimit të avullit,
brenda grumbullohet dhe depozitohet një
shtresë gëlqerore për shkak të
përqindjes së kalciumit në ujë. Kjo mund
të ketë efekt negativ te cilësia e avullit, te
performanca e krijuesit të avullit dhe te
cilësia e ushqimit. Për ta parandaluar
këtë, pastroni qarkun e krijimit të avullit
nga gurëzat që mbeten.
Zgjidhni funksionin në menynë:
.
Kohëzgjatja e procedurës së plotë është
rreth 2 orë.
Drita për këtë funksion është e fikur.
1. Hiqni të gjithë aksesorët.
2. Sigurohuni që sirtari i ujit të jetë
bosh. Aktivizoni funksionin e zbrazjes
së depozitës - S1 nëse nevojitet.
3. Vendoseni tabakanë në pozicionin e
parë të raftit.
4. Vendosni 250 ml solucion për
largimin e çmërsit në sirtarin e ujit.
5. Mbushni pjesën e mbetur të sirtarit të
ujit me ujë deri në nivelin maksimal,
derisa të bjerë sinjali akustik ose
ekrani të shfaqë mesazhin.
Kohëzgjatja e procedurës është rreth
1 orë e 40 minuta.
6. Aktivizoni funksionin e heqjes së
çmërsit - S3. Referojuni "Aktivizimi i
një funksioni pastrimi".
7. Pas përfundimit të pjesës së parë,
zbrazni tavën dhe vendoseni atë
sërish në pozicionin e parë të raftit.
8. Aktivizoni funksionin e shpëlarjes.
Referojuni "Sistemi i krijimit të avullit -
Shpëlarja - S4".
Hiqni tavën në fund të procedurës.
SHQIP 45