Recipe Book

PJEKJA
Udhëzime të përgjithshme
Furra juaj e re mund të pjekë apo të
skuqë ndryshe nga pajisja juaj e
mëparshme. Përshtatini cilësimet tuaja të
zakonshme (temperaturën, kohën e
gatimit) dhe pozicionet e rafteve sipas
vlerave në tabela.
Kur kohët e pjekjes janë më të gjata,
mund ta çaktivizoni furrën rreth 10
minuta para mbarimit të kohës së pjekjes
për të shfrytëzuar nxehtësinë e mbetur.
Kur përdorni ushqime të ngrira, tavat
në furrë mund të deformohen gjatë
pjekjes. Kur tavat ftohen përsëri,
deformimi do të zhduket.
Si të përdorni Tabelat e pjekjes
Prodhuesi rekomandon që në fillim të
përdorni temperaturat më të ulëta.
Nëse nuk arrini t'i gjeni cilësimet për një
recetë të veçantë, kërkoni një që është
pothuajse e njëjtë me të.
Koha e pjekjes mund të zgjatet me 10 -
15 minuta, nëse gatuani kekë në më
shumë se një nivel.
Kekët dhe petët në lartësi të ndryshme
nuk skuqen gjithmonë njësoj në fillim.
Nëse ndodh kjo, mos e ndryshoni
temperaturën e furrës. Diferencat do të
barazohen gjatë procedurës së pjekjes.
KËSHILLA PËR PJEKJEN
Rezultati i pjekjes Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Baza e kekut nuk është
skuqur mjaftueshëm.
Pozicioni i raftit nuk është i
saktë.
Vendoseni kekun në një
raft më të ulët të furrës.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet
e papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Temperatura e ambientit
është shumë e lartë.
Herën tjetër që të piqni,
vendoseni furrën në
temperaturë pak më të
ulët.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet
e papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Koha e pjekjes është
shumë e shkurtër.
Vendosni një kohë pjekjeje
më të gjatë. Nuk mund ta
zvogëloni kohën e
pjekjes duke vendosur
temperatura më të
larta.
Ëmbëlsira bie dhe mbetet
e papjekur, e qullët ose e
ujshme.
Në përzierje ka shumë
lëng.
Përdorni më pak lëng.
Bëni kujdes me kohën e
përzierjes, veçanërisht
nëse përdorni makineri
përzierëse.
Keku është shumë i thatë.
Temperatura e furrës
është shumë e ulët.
Herën tjetër që të piqni,
vendoseni furrën në
temperaturë më të lartë.
Keku është shumë i thatë.
Koha e pjekjes është
shumë e gjatë.
Herën tjetër që të piqni,
vendosni një kohë më të
shkurtër pjekjeje.
Keku skuqet në mënyrë jo
të njëtrajtshme.
Temperatura e furrës
është shumë e lartë dhe
koha e pjekjes është
shumë e shkurtër.
Vendosni një temperaturë
më të ulët në furrë dhe
zgjasni kohën e pjekjes.
8
www.electrolux.com