Recipe Book

Metoda:
Prijeni në gjysmë çikoren dhe hiqni
pjesën e hidhur. Pastaj lajeni me kujdes
dhe vëreni mbi avull nga uji i vluar për 15
minuta.
Nxirrini gjysmat e çikores nga uji,
rifreskojini në ujë të ftohtë dhe bashkojini
prapë gjysmat. Më pas mbështilleni
secilën me një fetë proshutë dhe vëreni
në tavën e pjekjes të lyer me yndyrë.
Shkrini gjalpin dhe shtoni miell. Skuqeni
pak dhe hidhni lëngun e perimeve dhe
qumështin dhe lërini deri sa të ziejnë.
Hidhni 50 g djathë në salcë dhe hidhni
sipër çikoren. Më pas hidhni pjesën e
mbetur të djathit mbi gatesë.
Koha në pajisje: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
5.9 Jansons Temptation
Përbërësit:
8 - 10 patate
2 qepë
125 g fileto ançevi
300 ml ajkë
2 lugë gjelle thërrime buke
piper
trumzë e freskët e grirë
2 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Lajini patatet, qërojini dhe pritini rripa të
hollë. Qëroni qepët dhe pritini në rripa.
Lyeni tavën zjarrduruese të pjekjes me
gjalpë. Shtroni një të tretën e patateve
dhe qepëve në tavë. Mbi to hidhni
gjysmën e filetove të ançevive dhe
mbulojini me një të tretën tjetër të
qepëve dhe patateve. Pjesën e mbetur të
filetove të ançevive hidheni sipër. Mbi to
shtroni pjesën e mbetur të qepëve dhe
patateve, në mënyrë që shtresa e
sipërme të jetë patate.
Hidhni piper dhe trumzë të grirë mbi to.
Hidhni lëngun e ançevive mbi gatesën
dhe shtoni ajkën. Hidhni thërrimet e
bukës dhe vendosni copa të vogla gjalpi
mbi të.
Koha në pajisje: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 3
6. PICA/QUICHE
6.1 Pica
Përbërësit për brumin:
14 g maja birre
200 ml ujë
300 g miell
3 g kripë
1 lugë gjelle vaj
Përbërësit për pjesën e sipërme:
1/2 kuti e vogël konserve domatesh,
të grira (200 g)
200 g djathë, i grirë
100 g sallam
100 g proshutë e butë
150 g kërpudha (konservash)
150g djathë i butë
rigon
Tjetër:
Tavë për pjekje, e lyer me yndyrë
Metoda:
Shkërmoqeni majanë e birrës në një tas
dhe treteni në ujë. Hidhni mbi të miellin
të përzier me kripën dhe vajin.
Përziejini përbërësit derisa të krijohet një
masë e punueshme brumi që nuk ngjitet
në tas. Pas kësaj, lëreni brumin në një
vend të ngrohtë që të vijë, derisa të jetë
dyfishuar në masë.
Hapeni brumin mbi një tavë pjekjeje, dhe
shpojeni fundin me një pirun.
Vendosni sipas radhës përbërësit për
shtresën e sipërme sipër brumit.
Koha në pajisje: 25 minuta
Pozicioni i raftit: 1
6.2 Pite me qepë
Përbërësit për brumin:
300 g miell
20 g maja birre
125 ml qumësht
1 vezë
SHQIP 13