Recipe Book

50 g gjalpë
3 g kripë
Përbërësit për pjesën e sipërme:
750 g qepë
250 g pastërma derri
3 vezë
250 g krem gatimi
125 ml qumësht
1 lugë çaji kripë
1/2 luge kafeje piper i bluar
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierje dhe
krijoni një boshllëk në qendër.
Priteni majanë, vëreni tek hapësira,
përzieni qumështin me pak miell nga
anët. Hidhni pak miell sipër, lëreni të vijë
në një vend të ngrohtë deri sa mielli i
spërkatur mbi brumë të tregojë të çara.
Hidhni vezën dhe gjalpin në anë të
miellit. Të gjithë përbërësit përziejini në
një masë brumi me maja.
Lëreni brumin në një vend të ngrohtë që
të vijë derisa të jetë dyfishuar në masë.
Ndërkohë, qëroni dhe pritini qepët në
katër pjesë, dhe më pas pritini hollë.
Prijeni pastërmanë dhe gatuajeni lehtë
me qepët pa e skuqur. Lëreni që të
ftohet.
Hapeni brumin dhe vendoseni atë në
tavën e lyer të pjekjes, shpojeni fundin
me një pirun dhe ngjishini anët për lart.
Lëreni brumin që të vijë përsëri.
Përzieni së bashku vezët, kremin e
gatimit, qumështin, kripën dhe piperin.
Hapini qepët e ftohura dhe pastërmanë
në bazamentin e brumit. Hidheni
përzierjen mbi të gjitha dhe bëjeni të
njëtrajtshme.
Koha në pajisje: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 1
6.3 Quiche Lorraine
Përbërësit për brumin:
200 g miell
2 vezë
100 g gjalpë
1/2 lugë kafeje kripë
pak piper
pak arrë moskat
Përbërësit për pjesën e sipërme:
150 g djathë i grirë
200 g proshutë e butë ose pastërma
të hollë
2 vezë
250 g salcë kosi
kripë, piper dhe arrë moskat
Tjetër:
Tava e pjekjes e lyer me yndyrë,
diametri 28 cm
Metoda:
Miellin, gjalpin, vezët dhe erëzat hidhini
në një tas dhe përziejini derisa të
formohet një brumë i njëtrajtshëm. Futeni
masën e brumit në frigorifer për disa orë.
Në fund shtroni brumin dhe vendoseni në
një tavë të zezë për pjekje të lyer me
yndyrë. Shpojeni fundin me një pirun.
Shpërndani mbi brumë copat e
pastërmasë.
Për të përgatitur mbushjen, përzieni së
bashku vezët, ajkën dhe erëzat. Më pas
shtoni djathin.
Hidheni mbushjen sipër pastërmasë.
Koha në pajisje: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 1
6.4 Pite me djathë
Përbërësit:
1.5 shtresa brumi origjinal zviceran
për torta ose brumë me peta (të
hapura në formë katrore)
500 g djathë i grirë
200 ml ajkë
100 ml qumësht
4 vezë
kripë, piper dhe arrë moskat
Metoda:
Vëreni brumin në një tavë të lyer mirë me
yndyrë. Shpojeni brumin mirë gjithandej
me pirun.
Shpërndani njëtrajtësisht mbi brumë
copat e djathit. Përzieni ajkën, qumështin
dhe vezët dhe hidhini kripë, piper dhe
arrë moskati. Përziejeni mirë sërish dhe
derdheni masën sipër djathit.
Koha në pajisje: 40 minuta
Pozicioni i raftit: 1
www.electrolux.com14