Recipe Book

Hidhni 1 lugë gjelle vaj ulliri në një enë
gatimi. Qëroni qepët, pritini në feta të
holla dhe skuqini në vaj për rreth 30
minuta të mbuluara me kapak në tigan.
Hidhini kripë dhe piper dhe përzieni 1/2
luge kafeje majdanoz të grirë.
Lërini qepët të ftohen paksa, pastaj
shtrojini mbi brumë.
Pastaj hapni mbi të gjizën pa kripë dhe
djathin e dhisë dhe shtoni ullinjtë. Hidhni
sipër 1/2 lugë kafeje trumzë të grirë.
Për të përgatitur mbushjen, përzieni së
bashku vezët dhe ajkën. Hidheni
materialin e mbushjes sipër pites.
Koha në pajisje: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 1
7. KEK/BISKOTA
7.1 Kek me bajame
Përbërësit për përzierjen:
5 vezë
200 g sheqer
100 g marcapan
200 ml vaj ulliri
450 g miell
1 lugë gjelle kanellë
1 pako sodë buke (afërsisht 15 g)
50 g fistikë të copëtuar
125 g bajame të grira
300 ml qumësht
Përbërësit për pjesën e sipërme:
200 g reçel kajsie
5 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë çaji kanellë
2 lugë gjelle ujë të ngrohtë
bajame të prera
Tjetër:
tava e pjekjes për kekët 28 cm
Metoda:
Përzieni vezët, sheqerin dhe marzipanin
për 5 minuta, pastaj shtoni me ngadalë
vajin e ullirit në përzierjen e vezëve.
Sitni miellin, kanellën dhe sodën e bukës
së bashku, pastaj shtoni fëstëkët dhe
bajamet e prera. Me kujdes shtoni
masën e vezëve së bashku me
qumështin.
Hidheni në formën e pjekjes ku të keni
shpërndarë thërrimet e bukës në fundin e
saj.
Koha në pajisje: 70 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Pas pjekjes:
Ngroheni reçelin e kajsive dhe shtrojeni
mbi kek me një furçë. Më pas lëreni që të
ftohet. Përzieni sheqerin pluhur, kanellën
dhe ujin e ngrohtë dhe shtrojini mbi
kekun. Në fund, hidhni menjëherë
bajamet mbi shtresën e sheqerosur të
kekut.
7.2 Ëmbëlsirë "Brownie"
Përbërësit:
250 g çokollatë
250 g gjalpë
375 g sheqer
2 pako vanilje me sheqer (afërsisht 16
g)
1 pisk kripë
5 lugë gjelle ujë
5 vezë
375 g arra
250 g miell
1 lugë e rrafshët me sodë buke
Metoda:
Copëtojeni çokollatën në copa të mëdha
dhe shkrijeni një banjëmari.
Përzieni së bashku gjalpin, sheqerin,
vaniljen, kripën dhe ujin, dhe shtoni vezët
dhe çokollatën e shkrirë.
Grijini trashë arrat, shtoni miellin dhe
sodën e bukës dhe përziejini të gjitha në
masën e çokollatës.
Shtroni letër gatimi në një tavë të thellë,
hidhni masën e përgatitur dhe
sheshojeni.
Koha në pajisje: 50 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Pas pjekjes:
www.electrolux.com16