Recipe Book

10 g gjalpë
1 qepë
330 ml birrë e errët
2 lugë kafeje sheqer kaf
2 lugë gjelle salcë domatesh
500 ml lëng mishi
Metoda:
Priteni mishin e lopës në copa katrore,
hidhini kripë dhe piper e spërkateni me
pak miell.
Shkrini gjalpin në një enë dhe skuqni
copat e mishit. Pastaj vëreni në një enë
gatimi.
Qëroni qepët dhe grijini imët, skuqini në
pak gjalpë, pastaj hidhini mbi mishin.
Në një enë përzieni birrën e zezë,
sheqerin kaf, salcën e domates dhe
lëngun e mishit, hidheni përzierjen në një
tigan e lërini derisa të fillojnë të ziejnë.
Pastaj hidheni sipër mishit (mishi duhet
të mbulohet).
Mbulojeni dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 120 minuta
Pozicioni i raftit: 3
4.2 Mish lope i marinuar
Për të përgatitur marinadën:
1 l ujë
500 ml uthull e bardhë
2 lugë çaji kripë
15 kokrra piperi
15 kokrra dëllinje
5 gjethe dafine
2 sasi perimesh supe (karota, presh,
selino, majdanoz)
Ziejini të gjitha dhe pastaj lërini të
ftohen.
1,5 kg mish lope
Hidheni marinadën mbi mish deri sa
të mbulohet dhe lëreni të marinohet
për 5 ditë.
Përbërësit për gatesën:
kripë
piper
perime supe nga marinada
Metoda:
Nxirreni mishin e lopës nga marinada
dhe thajeni. Hidhini kripë e piper dhe
skuqeni në të gjitha anët në një tavë
pjekjeje dhe shtoni pak perime supe nga
marinada.
Hidhni marinadën në tavën e pjekjes.
Fundi duhet të mbulohet deri në 10 - 15
mm. Mbulojeni tavën e pjekjes me një
kapak dhe vendoseni në pajisje.
Koha në pajisje: 150 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4.3 Qofte
Përbërësit:
2 simite të thara
1 qepë
3 lugë gjelle majdanoz i grirë
750 g mish i grirë
2 vezë
kripë, piper dhe spec i kuq
100 g feta pastërmaje
Metoda:
Futini copat e bukës në ujë dhe pastaj
shtrydheni ujin prej tyre. Qëroni qepën e
grijeni hollë, pastaj skuqeni pak dhe
shtoni majdanozin e grirë.
Përzieni mishin e grirë, vezët, bukën e
shtrydhur nga uji dhe qepët. Hidhini
kripë, piper e spec të kuq, vendoseni në
një tavë pjekjeje drejtkëndore dhe
mbulojeni me feta pastërmaje. Shtoni
pak ujë dhe futeni në pajisje.
Koha në pajisje: 70 minuta
Pozicioni i raftit: 1
4.4 Nyje derri
Përbërësit:
1 copë nyjë derri 0,8 - 1,2 kg
2 lugë gjelle vaj
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji spec i kuq pak djegës i
bluar
1/2 lugë çaji borzilok
1 kavanoz të vogël me kërpudha të
prera (280 g)
perime supe (karota, presh, selino,
majdanoz)
ujë
Metoda:
Prisni rreth e rrotull dhjamin e nyjës së
derrit. Përzieni së bashku vaj, kripë, spec
të kuq dhe borzilok dhe shpërndajeni mbi
www.electrolux.com6