Recipe Book

Hidhni katër lugë gjelle vaj ulliri në një tavë
pjekjeje dhe skuqeni pak kallamarin. Shtoni
verën dhe lëngun e domates.
Mbulojeni tavën e pjekjes me një kapak dhe
futeni në furrë.
Koha në furrë: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Steamed Fish
Përbërësit:
400 g patate
2 tufa qepë të njoma
2 thelpinj hudhra
1 kavanoz i vogël me domate të grira
(400 g)
4 fileto salmoni
lëng limoni
kripë e piper
75 ml lëng zarzavatesh
50 ml verë e bardhë
1 degëz rozmarinë
•150 ml verë
1/2 tufë me trumzë të freskët
Metoda:
Lajini patate, qërojini, pritini në katërsh dhe
ziejini në ujë me kripë për 25 minuta, pastaj
kullojini dhe pritini në feta.
Lajini qepët e njoma dhe grijini imët. Qëroni
hudhrat dhe pritini në copëza. Përzieni
qepët dhe hudhrat me domatet e grira.
Lyejini filetot e salmonit me lëng limoni dhe
lërini të marinohen. Pastaj thajini dhe
hidhuni kripë e piper.
Përzieni zarzavatet dhe patatet dhe
vendosini në një enë zjarrduruese të lyer
me yndyrë, hidhuni kripë e erëza dhe
vendosni salmonin mbi to.
Hidhni lëngun e zarzavateve dhe verën e
bardhë sipër, shpërndajeni rozmarinën dhe
trumzën mbi të.
Koha në furrë: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Jansons Temptation
Përbërësit:
•8 - 10 patate
•2 qepë
125 g fileto ançevi
•300 ml ajkë
2 lugë gjelle thërrime buke
•piper
trumzë e freskët e grirë
2 lugë gjelle gjalpë
Metoda:
Lajini patatet, qërojini dhe pritini në rripa të
hollë. Qëroni qepët dhe pritini në rripa.
Lyeni tavën zjarrduruese të pjekjes me
gjalpë. Shtroni një të tretën e patateve dhe
qepëve në tavë. Mbi to hidhni gjysmën e
filetove të ançevive dhe mbulojini me një të
tretën tjetër të qepëve dhe patateve.
Pjesën e mbetur të filetove të ançevive
hidheni sipër. Mbi to shtroni pjesën e
mbetur të qepëve dhe patateve, në mënyrë
që shtresa e sipërme të jetë patate.
Hidhni piper dhe trumzë të grirë mbi to.
Hidhni lëngun e ançevive mbi gatesën dhe
shtoni ajkën. Shpërndani thërrimet e bukës
dhe vendosni copa të vogla gjalpi mbi to.
Koha në furrë: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 2
CAKE
Lemon Sponge Cake
Përbërësit për përzierjen:
250 g gjalpë
•200 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
•pak kripë
4 vezë
•150 g miell
150 g miell misri
1 lugë kafeje të rrafshët sodë buke
lëkurë e grirë e 2 limonëve
Përbërësit për pjesën sipër:
125 ml lëng limoni
100 g sheqer pluhur
Të tjera:
Tavë me formë katrore për pjekje, 30 cm
e gjatë
Margarinë për lyerjen e tavës
Thërrmije buke për të veshur formën e
pjekjes
Kohët e gatimit mund të ndryshojnë nëse
përdoren tava për kekë, dimensionet e të
cilave janë të ndryshme nga ato të treguara
në këtë broshurë.
Metoda:
10
www.electrolux.com