Recipe Book

1 paketë e vogël me maja të thatë (8 g
maja të thatë ose 42 g maja të njomë)
80 g sheqer pluhur
150 g gjalpë
•3 vezë
2 lugë kafeje të rrafshëta kripë
•150 ml qumësht
70 g stafidhe (lërini që më parë në 20 ml
liker vishnje për një 1 orë)
Përbërësit për sipërfaqen:
50 g bajame të plota të qëruara
Metoda:
Hidhni në një tas për përzierje miellin,
majanë e thatë, sheqerin pluhur, gjalpin,
vezët, kripën dhe qumështin dhe rrihini deri
sa të keni krijuar një masë brumi e
njëtrajtshme. Mbulojeni brumin në tas dhe
lëreni të vijë për 1 orë.
Përzieni me dorë stafidhet te brumi.
Vërini bajamet një nga një në secilin
boshllëk të tavës së lyer me yndyrë dhe
miell.
Pastaj futeni brumin në formë salsiçeje, dhe
vëreni në tavën e pjekjes. Mbulojeni dhe
lëreni të vijë përsëri për 45 minuta.
Koha në furrë: 60 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Savarin Cake
Përbërësit për brumin:
•350 g miell
1 paketë e vogël me maja të thatë (8 g
maja të thatë ose 42 g maja të njomë)
75 g sheqer
100 g gjalpë
5 të verdha vezësh
1/2 lugë kafeje kripë
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
125 ml qumësht i nxehtë
Pas pjekjes:
•375 ml ujë
•200 g sheqer
100 ml konjak kumbulle ose 100 ml liker
portokalli
Metoda:
Hidhni në një tas për përzierje miellin,
majanë e thatë, sheqerin, gjalpin, të
verdhat e vezëve, kripën, vaniljen pluhur
dhe qumështin dhe rrihini deri sa të krijohet
një masë brumi e njëtrajtshme. Mbulojeni
brumin në tas dhe lëreni të vijë për 1 orë.
Pastaj brumin vëreni në një formë keku të
rrumbullakët të lyer me yndyrë dhe
mbulojeni e lëreni të vijë përsëri për 45
minuta të tjera.
Koha në furrë: 35 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Pas pjekjes:
Lëreni ujin dhe sheqerin të ziejnë dhe lëreni
më pas të ftohet.
Shtojini konjak kumbulle ose liker portokalli
ujit me sheqer dhe përziejini së bashku.
Kur keku të jetë ftohur, shpojeni disa herë
me një kunj druri dhe pastaj lëreni që keku
të thithë gjithë përzierjen në mënyrë të
njëtrajtshme.
Brownies
Përbërësit:
250 g çokollatë e thjeshtë
250 g gjalpë
•375 g sheqer
2 pako vanilje me sheqer (afërsisht 16 g)
•pak kripë
5 lugë gjelle ujë
5 vezë
375 g arra
•250 g miell
1 lugë e rrafshët me sodë buke
Metoda:
Copëtojeni çokollatën në copa të mëdha
dhe shkrijeni në banjëmari.
Përzieni së bashku gjalpin, sheqerin,
vaniljen, kripën dhe ujin, dhe shtoni vezët
dhe çokollatën e shkrirë.
Grijini trashë arrat, shtoni miellin dhe sodën
e bukës dhe përziejeni të tëra bashkë.
Shtroni letër gatimi në një tavë të thellë,
hidhni masën e përgatitur dhe sheshojeni.
Koha në furrë: 50 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Pas pjekjes:
Lëreni të ftohet, hiqni letrën e gatimit dhe
priteni në kuadrate.
Muffins
Përbërësit:
150 g gjalpë
•150 g sheqer
1 pako vanilje me sheqer (afërsisht 8 g)
•pak kripë
14
www.electrolux.com