Recipe Book

lëkura e një limoni të patrajtuar me dyllë
•2 vezë
50 ml qumësht
25 g miell misri
•225 g miell
10 g sodë buke
1 kavanoz me vishnje (375 g)
225 g copa çokollatash
Të tjera:
Forma të vogla prej letre, me diametër
rreth 7 cm
Metoda:
Përzieni gjalpin, sheqerin, vaniljen, kripën
dhe lëkurën e një limoni të patrajtuar me
dyllë. Shtoni vezët dhe përziejini përsëri të
tëra bashkë.
Përzieni miellin e misrit, miellin dhe sodën e
bukës dhe rriheni masën me qumështin.
Kullojini vishnjet dhe hidhini te masa së
bashku me copat e çokollatës.
Hidheni masën në kupat prej letre, vërini
kupat në tavën e pjekjes dhe futini në furrë.
Përdorni formë kekësh me kupa nëse ka.
Koha në furrë: 30 minuta
Pozicioni i raftit: 3
Sweet Tart
Përbërësit:
2 shtresa brumi origjinale zvicerane për
torta ose brumë me peta (i hapur me
kënde të drejta)
50 g lajthi të copëtuara
1,2 kg mollë
•3 vezë
•300 ml ajkë
70 g sheqer
Metoda:
Vëreni brumin në një tavë pjekjeje të lyer
mirë me yndyrë dhe shpojeni fundin kudo
me një pirun. Shpërndani në mënyrë
njëtrajtshme mbi brumë lajthitë. Qëroni
mollët, hiqini mesin dhe pritini në 12 thela.
Shpërndani copat në mënyrë të
njëtrajtshme mbi brumë. Përzieni mirë
vezët, ajkën, sheqerin dhe vaniljen së
bashku dhe hidheni mbi mollët.
Koha në furrë: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Carrot Cake
Përbërësit për përzierjen:
150 ml vaj luledielli
•100 g sheqer kaf
2 vezë
75 g shurup
•175 g miell
1 lugë çaji kanellë
1/2 lugë kafeje xhenxhefil të grirë
1 lugë e rrafshët me sodë buke
200 g karota të grira imët
75 g rrush i thatë
25 g arrë kokosi e grirë
Përbërësit e pjesës së sipërme:
50 g gjalpë
150 g krem bulmeti
40 g kristale sheqeri
lajthi të copëtuara
Të tjera:
Tavë e rrumbullakët për pjekje me
diametër 22 cm, e lyer me yndyrë
Metoda:
Përzieni vajin e lulediellit, sheqerin kaf,
vezët dhe shurupin. Hidhni pjesën e mbetur
të përbërësve në masë.
Hidheni përzierjen në tavën e lyer me
yndyrë.
Koha në furrë: 55 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Pas pjekjes:
Përzieni gjalpin, kremin e bulmetit dhe
kristalet e sheqerit (nëse është e
nevojshme, shtoni pak qumësht për ta bërë
më të butë).
Shpërndajeni masën mbi kek pasi të jetë
ftohur dhe hidhni sipër copëzat e lajthive.
Almond Cake
Përbërësit për përzierjen:
5 vezë
•200 g sheqer
100 g marzipan
200 ml vaj ulliri
•450 g miell
1 lugë gjelle kanellë
1 pako sodë buke (afërsisht 15 g)
50 g fëstëkë të copëtuar
125 g bajame të grira
SHQIP 15