Recipe Book

•300 ml qumësht
Përbërësit e pjesës së sipërme:
200 g reçel kajsie
5 lugë gjelle sheqer pluhur
1 lugë çaji kanellë
2 lugë gjelle ujë të ngrohtë
bajame të prera
Të tjera:
tavë pjekjeje për kekët 28 cm
Metoda:
Përzieni vezët, sheqerin dhe marzipanin për
5 minuta, pastaj me ngadalë shtoni vajin e
ullirit dhe përzierjen e vezëve.
Sitni miellin, kanellën dhe sodën e bukës së
bashku, pastaj shtoni në miell fëstëkët dhe
bajamet e prera. Më pas me kujdes shtoni
masën e vezëve së bashku me qumështin.
Hidheni në formën e pjekjes ku të keni
shpërndarë thërrmijat e bukës në fundin e
saj.
Koha në furrë: 70 minuta
Pozicioni i raftit: 2
Pas pjekjes:
Ngroheni reçelin e kajsive dhe shtrojeni mbi
kek me një furçë; pastaj lëreni të ftohet.
Përzieni sheqerin pluhur, kanellën dhe ujin
e ngrohtë; pastaj shtrojini mbi kekun. Në
fund, hidhni menjëherë bajamet mbi
shtresën e sheqerosur të kekut.
Fruit Tart
Përbërësit e brumit:
•200 g miell
•pak kripë
125 g gjalpë
•1 vezë
50 g sheqer
50 ml ujë i ftohtë
Përbërësit për mbushjen:
Fruta sipas stinës (400 g mollë, pjeshka,
vishnje, etj.)
90 g bajame të grira
•2 vezë
•100 g sheqer
90 g gjalpë i zbutur
Të tjera:
Tavë për quiche me diametër 28 cm, e
lyer me yndyrë
Metoda:
Sitni miellin në një tas përzierjeje, dhe
shtoni te mielli kripën dhe gjalpin në copa
të vogla. Pastaj shtoni vezët, sheqerin dhe
ujin e ftohtë dhe punojeni në një masë
brumi.
Lëreni brumin 2 orë në frigorifer të ftohet.
Hapeni brumin e ftohur dhe shtrojeni në një
tavë të lyer me yndyrë dhe shpojeni me n
pirun. Pastroni frutat, hiquni mesin,
bërthamat ose farat, pritini në copa ose
feta të vogla dhe vërini mbi brumë. Hidhni
bajamet e grira, vezët, sheqerin dhe gjalpin
e zbutur në një tas dhe përziejini bashkë.
Pastaj hidheni këtë masë mbi frutat dhe
sheshojeni.
Koha në furrë: 50 minuta
Pozicioni i raftit: 2
PIZZA/PIE/BREAD
Pizza
Përbërësit për brumin:
14 g maja birre
•200 ml ujë
•300 g miell
•3 g kripë
1 lugë gjelle vaj
Përbërësit e pjesës së sipërme:
1/2 kuti e vogël konserve domatesh, të
grira (200 g)
200 g djathë Emmental, i grirë
100 g sallam
100 g proshutë e butë
150 g kërpudha (konservash)
150 g djathë i bardhë
rigon
Të tjera:
Tavë për pjekje e lyer me yndyrë
Metoda:
Shkërmoqeni majanë e birrës në një tas
dhe treteni me ujë. Hidhni në tas miellin të
përzier me kripën dhe vajin.
Përziejini përbërësit derisa të krijohet një
masë e punueshme brumi që nuk ngjitet në
tas. Pas kësaj, lëreni brumin në një vend të
ngrohtë që të vijë mirë, derisa të jetë
dyfishuar në masë.
Hapeni brumin mbi një tavë pjekjeje, dhe
shpojeni fundin me një pirun.
Vendosni sipas radhës përbërësit për
shtresën e sipërme, sipër brumit.
Koha në furrë: 25 minuta
Pozicioni i raftit: 1
16
www.electrolux.com