Recipe Book

Onion Tart
Përbërësit për brumin:
•300 g miell
20 g maja birre
125 ml qumësht i vakët
•1 vezë
50 g gjalpë
•3 g kripë
Përbërësit e pjesës së sipërme:
•750 g qepë
250 g pastërma derri
•3 vezë
250 g krem gatimi
•125 ml qumësht
1 lugë kafeje kripë
1/2 luge kafeje piper i bluar
Metoda:
Siteni miellin në një tas përzierjeje dhe
krijoni një boshllëk në qendër.
Priteni majanë, vëreni tek hapësira, dhe
përziejeni me qumështin dhe pak miell nga
anët. Hidhni pak miell sipër, lëreni të vijë në
një vend të ngrohtë deri sa mielli i spërkatur
mbi brumë të tregojë të çara.
Hidhni vezën dhe gjalpin në anë të miellit.
Të gjithë përbërësit përziejini në një masë
brumi me maja.
Pas kësaj, lëreni brumin në një vend të
ngrohtë që të vijë derisa të jetë dyfishuar në
masë.
Ndërkohë, qëroni dhe pritini qepët në katër
pjesë, dhe më pas pritini hollë.
Pritni pastërmanë në kubikë të vegjël dhe
gatuajeni lehtë me qepët pa e skuqur
shumë. Lëreni që të ftohet.
Hapeni brumin dhe vendoseni atë në tavën
e pjekjes të lyer me yndyrë, shpojeni fundin
me një pirun dhe ngjishini anët për lart.
Lëreni brumin që të vijë përsëri.
Përzieni së bashku vezët, kremin e gatimit,
qumështin, kripën dhe piperin. Hapini
qepët e ftohura dhe pastërmanë në bazën
e brumit. Hidheni përzierjen mbi të gjithë
brumin dhe hapeni në mënyrë të
njëtrajtshme.
Koha në furrë: 45 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Quiche Lorraine
Përbërësit e brumit:
•200 g miell
2 vezë
100 g gjalpë
1/2 lugë kafeje kripë
pak piper
pak arrë moskat
Përbërësit e pjesës së sipërme:
150 g djathë i grirë
200 g proshutë e butë ose pastërma pa
dhjamë
2 vezë
250 g salcë kosi
kripë, piper dhe arrë moskat
Të tjera:
Tava e zezë pjekjeje, e lyer me yndyrë,
me diametër 28 cm
Metoda:
Miellin, gjalpin, vezët dhe erëzat hidhini në
një tas dhe rrihini së bashku derisa të
formohet një brumë i njëtrajtshëm. Futeni
masën e brumit në frigorifer për disa orë.
Në fund shtroni brumin dhe vendoseni në
një tavë të zezë për pjekje të lyer nga
poshtë me yndyrë. Shpojeni fundin me një
pirun.
Shpërndani mbi brumë copat e
pastërmasë.
Për të përgatitur mbushjen, përzieni së
bashku vezët, salcën e kosit dhe erëzat.
Më pas, shtoni djathin.
Hidheni mbushjen sipër pastërmasë.
Koha në furrë: 40 minuta
Pozicioni i raftit: 1
Goatscheese Flan
Përbërësit e brumit:
•125 g miell
60 ml vaj ulliri
•pak kripë
3 - 4 lugë gjelle ujë i ftohë
Përbërësit e pjesës së sipërme:
1 lugë gjelle vaj ulliri
•2 qepë
kripë e piper
1 lugë kafeje trumzë të grirë
•125 g ricotta
100 g djathë dhie
2 lugë gjelle ullinj
1 vezë
•60 ml ajkë
Të tjera:
SHQIP 17